×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon KMLDNJ: Lajçak nxitë luftë në Kosovë

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë në Beograd se Kushtetuta nuk është Bibël dhe se Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin.

    Sipas një njoftimit për media KMLDNJ thotë se Lajçak disa herë është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës dhe qartazi është rreshtuar në anën e Serbisë.

    Tutje në njoftim thuhet se Lajçak nuk tregoi pse kosovarëve po iu mohohet liberalizimi i vizave por u angazhua që të formohet AKS-ja, me kompetenca ekzekutive.

    Lexoni më poshtë reagimin e KMLDNJ-së:

    Mirosllav Laçak, i dërguari i BE-së për bisedime midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve shumë herë është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës dhe qartazi është rreshtuar në anën e Serbisë. Në kohën kur flitej se pikërisht pro serbi Lajçak do të ishte i propozuari i BE -së për këtë hasi në kundërshtim të plotë të Kosovës, ky hermafrodit politik dhe moral i zbuti qëndrimet deri sa e forcoi pozitën brenda BE-së. Kur amerikanët kërkuan dinamizmin të procesit negociator, Mirosllav Lajçak i përshpejtonte hapat për ta marrë rolin kryesor. Ishte shumë aktiv në mbrojtje të një Gjykate Raciste – Gjykata Speciale, kurse shumë indiferent ndaj përgjegjësisë për krime lufte që i bëri Serbia në Kosovë dhe as që reagoi kur nga personalitetet politike dhe publike serbe u bë e ditur se autoritetet më të larta të Serbisë kanë kërkuar që varrezat masive në Serbi ku janë ekzekutuar shqiptarët nga Kosova të mbahen në fshehtësi. Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Mirosllav Lajçak nuk tregoi pse kosovarëve pi iu mohohet liberalizimi i vizave por u angazhua që të formohet Asociacioni i Serbisë në Kosovë me kompetenca ekzekutive. Ne fillim heshtur tha se duhet te merret parasysh Kushtetuta e Kosovës kurse, ditën kur u nis për Beograd tha se nuk ka Marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa formimin e Asociacionit sipas kërkesës së kriminelit të luftës, Aleksandar Vuçiq. Kur u afrua Beogradit, e shfaqi tërë paturpësinë dhe dyfytyrësinë morale dhe politike duke deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është libër dhe se ajo duhet të ndryshohet që të formohet Asociacioni. Lajçak në postin që e ka nuk është as i drejtë e as i paanshëm siç kërkohet nga një ndërmjetësues por është shumë i anshëm, dyfytyrësh dhe person të cilit nuk mund dhe nuk duhet t’i besohet. Me të nuk duhet të takohet asnjë politikan kosovar sepse haptazi po i mbanë anën Serbisë. Me këto deklarata të paturpshme, anëtari i ekipit negociator të Serbisë Miroslkav Lajçak, në vend të Marrëveshjes haptas po thërret për një luftë të re në Kosovë duke u angazhuar për një Republika Srpska në Kosovë. Prandaj, Mirosllav Lajçak, baju nga Kosova sepse nuk je i duhuri për të ndërmjetësuar. Me ty nuk ka marrëveshje por vetëm ruajtje të status quos apo konfliktit të ngrirë e që nuk i duhet as Kosovës dhe as rajonit përveç se të duhet ty dhe gazdës tënd, Aleksandar Vuçiq.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.