×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Kastrati pas arrestimit të Mustafës: Kjo gjykatë duhet të zhbëhet

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Pas arrestimit të Salih Mustafa nga Policia e Gjykatës Speciale, ka reaguar kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili tha se kjo gjykatë duhet të zhbëhet, pasi lufta e Kosovës për liri nuk ka pse të dëshmohet para akuzave sipas tij, të fabrikuara në Serbi,

    Përmes një postimi në Facebook, Kastrati tha se Specialja siç duket është në krizë të madhe kredibiliteti.

    “Tash që dosjet e publikuara e kanë humbur çdo mundësi për administrimi të mirë provash e proces të drejtë, ata duan të hedhin kripë në plagët e njerëzve. Kurrë më shumë se sot nuk është vënë në pikëpyetje ekzistenca e saj. Andaj, në këtë moment ndihmon tema e vrasjeve të pasluftës. Kështu mbase ju beson dikush. Specialja po bën PR (marrëdhënie me publikun) me aktakuza. Nuk e dimë ende çfarë ka në rastin konkret, sepse vetë Specialja është bërë thashethemnajë. Askush nuk e di çfarë është e vërtetë e çfarë trillim. Asnjë trillimi nuk i themi jo. Ku ta dish, ky tipi që flet e ka pa ndonjë dosje, ose i ka tregu dikush që i ka parë ato”, ka shkruar Kastrati.
    Ai tha se kjo gjykatë e cila po e dëmton shtetin e Kosovës, nuk mund t’i njollosë vlerat e UÇK-së dhe gjithë këtyre heronjve që dhanë kontribut në luftën për liri.

    Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA, është arrestuar sot nga EULEX-i.

    Shkrimi i plotë i Kastratit pa ndërhyrje:

    Salih Mustafa, i njohun për neve si Cali, qenka arrestuar sot nga Policia e Gjykatës Speciale. Cali, i burgosur politik për 5 vite nga regjimi i Millosheviçit për shkak të aktivitetit ilegal, ish – epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën Operative të Llapit, drejtues i njësitit gueril të Prishtinës BIA, dhe një nga organizatorët e shtrirjes së UÇK-së në Zonën e Llapit dhe atë të Karadakut, u arrestua nga Eulexi.

    E dhimbshme sesi kjo gjeneratë e cila është rritë në shtypje, dhe luftuan kundër saj, edhe pas 20 vite të lirisë po përballen më një jetë të pamerituar e jo të dinjitetshme. Në fakt, do duhej të ishte e kundërta!

    Cali që rininë e pati luftë, sot u dashka të dëshmojë se lufta e tij ishte e drejtë. Unë them se jo. Lufta e Kosovës për liri nuk ka pse deshmohet para akuzave të fabrikuara në Serbi. Prandaj kjo Gjykatë duhet të zhbëhet. Aq më tepër që trafikimi i organeve tash as që përmendet.

    Siç duket Specialja është në krizë të madhe kredibiliteti. Tash që dosjet e publikuara e kanë humbur çdo mundësi për administrimi të mirë provash e proces të drejtë, ata duan të hedhin kripë në plagët e njerëzve. Kurrë më shumë se sot nuk është vënë në pikëpyetje ekzistenca e saj. Andaj, në këtë moment ndihmon tema e vrasjeve të pasluftës. Kështu mbase ju beson dikush. Specialja po bën PR (marrëdhënje me publikun) me aktakuza. Nuk e dimë ende çfare ka në rastin konkret, sepse vetë Specialja është bërë thashethemnajë. Askush nuk e di çfarë është e vërtetë e çfarë trullim. Asnjë trillimi nuk i themi jo. Ku ta dish, ky tipi që flet e ka pa naj dosje, ose i ka tregu dikush që i ka parë ato.

    Thashethëmet idiote nisin qarkullimin, qarshia sakaq i futë në centrifuge, i përzien, i përpunon. Ky është ambienti i Speciales. Secili mund të thotë se i ka parë dosjet, secili i di ngjarjet. Kjo është idiotësi speciale.

    Kjo gjykatë e cila po e dëmton shtetin tonë, nuk mund t’i njollosë vlerat e UÇK-së dhe gjithë këtyre heronjve që dhanë kontribut të pashoq në luftën për liri.

    Unë sot e gjithmonë, do jem përkrah të gjithë luftëtarëve të UÇK-së. Përkrah tyre duhet të jemi të gjithë. Sot më shumë se kurrë Calit i duhet mbështetja e të gjithë neve.

    Për fund, ne duam drejtësi për secilin në Kosovë, pavaresisht secilës përkatësi. Por, prej Speciales do ta marrim të shpërfytyruar vetë idenë e lirisë. Prandaj Specialja duhet ndaluar! Ky do të ishte konfirmim i shtetësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Përkrahja dhe bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna. Njëra ndër viktimat...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi me inicialet V.N, siç thuhet në njoftimin...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit po ofrohen. E  nuk do të mungojnë as ditët e pushimit, për punëtorët e institucioneve publike. Ministria e Punëve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Policia ka bërë të ditur...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua. Në raportin e policisë thuhet se me...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili po hetohet nga policia. Në raportin 24 orësh të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.