Flori Mumajesi, është artisti i fundit që ka reaguar ndaj ftesës së Goran Bregovic në “Festën e birrës” në Korçë.
Artisti ka reaguar mjaftë ashpër përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram.
Këngëtari e ka hapur dhe një fushatë me hashtag kundër pjesëmarrjes se Goran Bregoviç në rrjetet sociale.
“#gobackviç Go Back Viç se nuk mundësh të na marrësh për herë të dytë dinjitetin! Go Back Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin. Go Back Viç se kemi korin Lira dhe plotë artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë! #gobackviç”, ka qenë statusi i Mumajesit që mori po ashtu shumë shpëndarje nga kolegë të estradës.
Derisa pritet fundi i kësaj feste si do të rrjedh!!!
https://www.instagram.com/p/CSPriuZDec-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2e9ccee3-59d5-4a47-b8f7-f41dd8adfd39