Federata e Gazetarëve Evropianë ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje dje publikisht ka lansuar edhe televizionin e saj partiak.
Siç shkruan EFJ, televizioni i hapur nga partia që drejton Albin Kurti s’ka të bëjë me gazetarinë dhe se është vetëm një mjet proapgandues në shërbim të partisë.
“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandën në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagim.
New online TV channel TVV in #Kosovo, directly produced by a political party. This is not #journalism. This is propaganda in the service of politicians.https://t.co/3V7ehos8U9
— EFJ (@EFJEUROPE) August 7, 2020