Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejtë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili rezultoi pozitiv për COVID-19.
Me këtë rast, kreu i AKR-së është lutur që i pari i SHBA-ve të kthehet në aktivitetet e tij normale.
“Këtë pasdite, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Donald Trump ishte infektuar me SARS-CoV-2. Ai thuhet se ka simptoma të lehta COVID-19. Të gjithë ne këtu në Kosovë lutemi për shëndetin e Presidentit dhe urojmë që të kthehet në aktivitetet e tij normale, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ai.
Pas konfirmimit pozitiv për virusin korona të Trumpit, kanë reaguar edhe krerë shtetërorë të Kosovës