Moderatori i spektaklit të Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë një reagim për prime-n e mbrëmshëm, e që u komentua tej mase.
Kjo pasi Gjesti një nga lojtarët më të pëlqyer të publikut u largua nga shtëpia.
Hamiti është shprehur se as Driloni as Gjesti nuk mund të konsiderohen humbës, por fitues, pasi të dy fituan zemrat e publikut..
“Big Brother është më shumë se sa një garë, le të vazhdojë mbështetja për ta edhe pas kësaj aventure, fama e tyre brenda shtëpisë është vetëm fillimi i rrugëtimit të tyre jashtë saj” u shpreh ai.