×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagojnë shoqatat e luftës, thonë se kanë raporte të mira me Bekim Jasharin

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas debatit në mes të kryetarit të Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe ish kryetarit, Sami Lushtaku.

    Në reagim thuhet se ky debat është i dëmshëm dhe nuk i duhet askujt, e aq më pak veteranëve e familjarëve të dëshmorëve.

    Ato gjithashtu i kanë reaguar një raportimi në T7, për raportet me kryetarin e Skenderajt.

    Reagimi i plotë:

    Fillimisht ne Shoqatat e dalura nga lufta e lavdishme e UÇK-së, nuk mund të mos shprehemi publikisht se nuk na erdhi aspak mirë kur në media dolën shkrime e publikime të interpretuara e të keqinterpretuara për debatin e zhvilluar në mes të kryetarit të Komunës së Skënderajt dhe ish kryetarit të po kësaj komune. Ne konsiderojmë së ky debat, në kohën dhe situatën që ndodhemi është i dëmshëm dhe nuk i duhet askujt, e aq më pak neve si veteran, invalid e familjar të dëshmorëve.Ne Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, dega në Skënderaj, reagojmë dhe shprehim kundërshtimin tonë në lidhje me lajmin e publikuar në T7 me titullin “Familjet e dëshmorëve kundër Bekim Jasharit”, sepse ky lajm është i pavërtetë dhe mjaft tendencioz, gjë që tregon vet titulli i lajmit imagjinativo medialo shtrembërues. Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, si përfaqësues të Familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve e vlerësojmë lartë kontributin e Familjes Jashari, si dhe të pasardhësit të tyre, kryetarit të Skënderajt z. Bekim Jashari, i cili në vazhdimësi ka përkrahur dhe vazhdon t’i përkrah Shoqatat e dalura nga lufta dhe familjet e dëshmorëve në përgjithësi.Kryetari Bekim Jashari ishte i vetmi personalitet politik, i cili na vizitoi dhe iu bashkëngjit protestës sonë në ditën kur u arrestuan udhëheqësit e OVL të UÇK-së, si dhe qëndroi krah protestuesve për ndalimin e kriminelit Aleksandër Vuqiq në Skënderaj, në vitin 2018, por edhe në protesta tjera që mbaheshin kundër padrejtësive që po i bëheshin pjesëtarëve të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në përgjithësi. Familja Jashari dhe pasardhësit e tyre, dijnë, donë dhe janë gjithmonë të gatshëm ta mbrojnë kauzën kombëtare, ashtu siç ishin në luftë ashtu veprojnë edhe në paqe, gjithmonë në mbrojtje të luftës së lavdishme çlirimtare. Ne kërkojmë nga veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve, qytetarët, mediat e portalet e ndryshme që të mos i keqinterpretojnë e as keqkuptojnë reagimet e personazheve të këtij debati, sepse ne si organizata të dalura nga lufta e UÇK-së, e dijmë, jemi të vetëdijshëm dhe shumë të sigurt se Familja Jashari është e shenjt ashtu siç është edhe vet lufta e UÇK-së dhe Kryekomandanti i saj Adem Jashari, ashtu siç e dijmë se vetëm të bashkuar e fituam lirinë, jemi të sigurtë se vetëm të bashkuar mund ta ndërtojmë shtetin dhe të ardhmen, prandaj kërkojmë nga mediat dhe familjet e dëshmorëve që të mos bien pre e deklaratave subjektive dhe të pavërteta të disa mediave kobndjellëse…

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ku...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani pas zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë ka folur edhe për protestat e serbëve në pikat kufitare...
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.