×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagojnë nga FKAK: Thellësisht të tronditur nga sjellja e Logopedit, Iljasa Fazliu ndaj 5 vjeçarës

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Forum Kosovar i Aftësisë së Kufizuar kanë reaguar pas ngjarjes ku një logoped nga Gjilani kishte abozuar psiqikisht me një fëmijë vjeçar të diagnostikuar me autizëm, raporton Front Online.

    “Ne si Forum Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja e djeshme e raportuar në mediet tona ku lokopedi Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht dhe emocionalisht në ordinancen e tij ndaj fëmijës 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm”, thuhet në reagimin e tyre.

    Ata kanë kërkuar nga institucionet e shetiti që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me vogëlushen 5 vjeçare, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë në veçanti ata me aftësi të kufizuar.

    “Ne kërkojmë nga institucionet e shetiti tonë që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me vogëlushen 5 vjeçare, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë në veçanti ata me aftësi të kufizuar.Të drejtat e fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet t’u garantohet zhvillimi personal, si; mirëqenia, mbrojtja nga lëndimet dhe e drejta për mbrojtje. Në këtë rast institucionet tona nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës me autizëm”.

    Reagimi i plotë

    Ne si Forum Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja e djeshme e raportuar në mediet tona ku lokopedi Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht dhe emocionalisht në ordinancen e tij ndaj fëmijës 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm.

    Jemi thellësisht  të shqetësuar me atë çfarë ka ndodhur me të mituren ku shahet dhe ofendohet nga lokopedi Fazliu dhe stafi i tij. Gjuha, sjellja dhe abuzimi verbal ndaj vogëlushës na lë të dyshojmë se i njëjti lokoped mund të ketë abzuar edhe me fëmijë të tjerë të cilët prindërit apo kujdestarët ligjorë i kanë  dërguar në mjekim te lokopedi Fazliu dhe të stafi i kësaj ordinance.

    Ne kërkojmë nga institucionet e shetiti tonë që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me vogëlushen 5 vjeçare, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë në veçanti ata me aftësi të kufizuar.

    Të drejtat e fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet t’u garantohet zhvillimi personal, si; mirëqenia, mbrojtja nga lëndimet dhe e drejta për mbrojtje. Në këtë rast institucionet tona nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës me autizëm.

    Ne jemi shumë të brengosur për torturat psiqike dhe emocionale që i janë shkaktuar 5 vjeçarës nga lokopedi dhe pasojat që mund ta rëndojnë gjendjen e saj dhe të familjarëve, gjithashtu.

    Në të gjitha ligjet dhe vendimet juridike, mirëqënia e fëmijës është parësore, prandaj shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet.

    Çdo fëmijë me aftësi të kufizuar ka të drejtën për kujdes shëndetësor dhe arsim të veçantë, duhet të ndihmohet për të qenë i pavarur dhe për të marrë pjesë aktive në shoqëri, por me këto abuzime ndaj fëmijëve  tanë vetem sa po rritet diskriminimi dhe frika./

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.