×
  • Vip
  • Vip

    Reagojnë familjarët e Jozit pas fotove të tij me një burrë: Jemi të vetëdijshëm

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e cila tashmë është parë nga gjithë publiku, gazetarja deklaroi se Jozi është homoseksual, ndërsa partneri i tij e ka edhe foto profili në rrjetet sociale.

    Pak orë me vonë, gazetarja publikoi edhe disa foto në Instagram të Jozit ku shihej krah një mashkulli, për të cilin ajo pretendon se është partneri i tij.

    Mirëpo një reagim publik ka ardhur nga familja e Jozit për këto pretendime të gazetares Karaiskaj:

    “Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Jozit dhe si familjarë të tij, ndjejmë përgjegjësinë të reagojmë. Një pseudo-gazetare e dëshpëruar për vëmendje ka vendosur të përdor rrjetet e saj për të hedhur baltë jashtë çdo etike gazetereske, çdo morali dhe parimi njerëzor.

    Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha lajmet/komentet/ ofendimet që vijnë bashkë me një show kaq të madh në të cilin Jozi ka vendosur të jetë. Nuk kemi dashur të merremi me asnjë person që na ka sulmuar ditëve të fundit sepse loja që bëhet brenda në shtëpi nuk mund të bëhet edhe jashtë. Por kjo ndryshon kur në kurriz të Jozit, duhet të përfshihen pa të drejtë edhe persona që nuk kanë zgjedhur të jenë publik. Shpërndarja e fotove të dikujt pa miratimin e tij është shkelje e të drejtave ashtu siç është edhe shpifja. Gazetarja e di mirë këtë.

    Jozi me djalin në foto janë miq, të njohur në rrethana emigrimi por këto janë informacione që nuk i përkasin medias për sa kohë që Jozi vetë nuk i ka treguar brenda në shtëpi apo ti bëj publike në profilin e tij, atë dhe shokë e miq të tjerë që e mbështesin. Është absurde të shpikësh lajme të tilla vetëm prej fotove të dy djemve së bashku të cilët janë shokë prej vitesh. Prandaj bëjmë thirrje të tregoheni më të kujdesshëm me informacionet e pavërteta që përhapni. Ne si familjarë e kuptojmë mirë rëndesën emocionale që ka çdo i afërm i banorëve brenda asaj shtëpie, prandaj kërkojmë ndjesë”.

    Nga Rubrika
    Vip16 Janar 2025
    Vesa Vllasaliu habiti ndjekësit me positmin e fundit. Ajo ndau një fotografi ku shihet se shoqërohet nga një mashkull, ku në sfond...
    Vip16 Janar 2025
    Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi të madh...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dërguar sërish një mesazh ish-konkurrentit të Big Brother VIP Kosova 3, Gjestit. Ajo u shpreh se në festën e...
    Të tjera
    Kronika16 Janar 2025
    Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza sot ka takuar themeluesin dhe zhvilluesin e sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s,...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje "ka dëshpëruar të gjithë Kosovën" duke e akuzur këtë parti për mungesë planesh...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë raportuar 3 raste të dhunës...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka shprehur urimet e tij për 60-vjetorin e lindjes së Nait Hasanit, një personalitet i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.