×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagime të ashpëra ndaj Kurtit pas pozicionimit anti-Trump në zgjedhjet amerikane

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje edhe hapur ka dalë në përkrahje të Joe Biden si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Një rreshtim i tillë i Kurtit vjen pas përplasjeve që ka pasur me emisarin e Donald Trump, Richard Grenell, rreth çështjes së dialogut me Serbinë.

    Për këtë rreshtim të Kurtit ka pasur reagime në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka qenë ndër të parët që ka reaguar duke thënë se rreshtimi i Kurtit është ndërhyrje në punët e brendshme të një shtetit mik. raporton Gazeta Express.

    “Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik.

    Dëmi do të jete disadimensional!”, ka shkruar Gashi.

    Ka reaguar edhe anëtari tjetër i LDK’së, Bajram Gecaj, duke thënë se vetëm një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane.

    Pa reaguar s’kanë qëndruar as vetë shqiptarët që jetojnë në Amerikë e që Kurti ka targetuar në video-mesazhin e tij pro-Biden.

    Ka qenë Uk Lushi, ai i cili ka kërkuar nga Kurti që të mos përzihet, meqë siç thotë ai, shqiptarët në Amerikë janë aq të mençur për të ditur se për këtë votojnë.

    Lushi ka thënë se s’kanë nevojë për një mësues.

    “Njerëzit që nuk janë shtetas amerikanë nuk duhet të përzihen apo tentojnë të influencojnë votuesit amerikanë për kënd të votojnë në Amerikë. Kjo vlen sidomos për politikanët shqiptarë në Ballkan.

    Relacioni Amerikë-shqiptarë nuk është tavolinë bixhozi ku vendosen baste që panevojshëm mund t’u kushtojnë shqiptarëve kudo.

    Shtetasit amerikanë me përkatësi apo prejardhje shqiptare janë njerëz të dijshëm dhe do të votojmë sipas vullnetit të lirë. Afër 1 milionë shqiptarë të Amerikës nuk kanë nevojë për mësuesë apo tutorë si të votojmë.

    Mjaft me thirrje dhe sjellje politike, demokratike dhe legale të rrezikshme!”, ka shkruar Lushi./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.