×
  • Lajme
  • Lajme

    Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, javën e ardhshme

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

    Kështu thanë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian, pa dhënë hollësi për takimet.

    Në BE gjithmonë e përdorin fjalën “takime”, pasi nuk janë të sigurt nëse do të ketë takim trepalësh, pra takim mes dy delegacioneve në prani të lehtësuesit nga BE-ja.

    Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

    Herën e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime. Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

    Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës.

    Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë.

    Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025. Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin. Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret dinamikë të renga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut./RadioEvropaeLirë

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë. Në njoftimin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se janë duke u komanduar nga...
    Lajme17 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 31 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Erdin Rekës, i cili akuzohet...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Analisti Valon Syla është tallur keq me ministrat e VV-së, të cilët po flasin për luftë hibride. Ai ka vlerësuar se ministra...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër, nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një sërë takimesh siç thotë me zyrtarë në Paris, ku ka...
    Sport17 Tetor 2024
    Më në fund, për Kylian Mbappen ka ardhur një lajm i mirë. Pas skandalit që u përfshi në javët e fundit për...
    Vip17 Tetor 2024
    Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, janë vetëdorëzuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen...
    Lajme17 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani e ka cilësuar “tërësisht normal” komunikimin e Mimoza Kusari-Lilës në telefon me Millan Radoiçiqin....
    Lajme17 Tetor 2024
    Banka Botërore thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.