×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti në Loznicë, Kurti qytetarëve: Ndiqni njoftimet e autoriteteve tona

    FrontOnline
    18 Korrik 2024

    Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet zyrtare nga autoritetet e Kosovës pas ngjarjes së fundit në Serbi, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos. Si i dyshuar për këtë ngjarje është i arratisuri nga burgu i Smrekornicës, Faton Hajrizi.

    “Kam marrë informacionet edhe nga mediat edhe nga organet tona të rendit e të sigurisë. Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës japin qëndrimet e qarta të shtetit tonë dhe unë ftoj të gjithë qytetarët që t’i ndjekin ato me vëmendje nga ora në orë”, tha Kurti për RTK-në, i cili mori pjesë në Seminarin e XVII mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë.

    Më herët ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast. MPJD ka apeluar te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme02 Shtator 2024
    Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një...
    Lajme02 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se nga 27 korriku deri më 30 korrik në tetë raste të ndara janë hasur persona të dyshuar duke...
    Lajme02 Shtator 2024
    Imer Imeri, aktivist i LDK-së gjatë luftës, ka nisur dëshminë në rastin në të madh të gjykatës Speciale në Hagë. Ai i...
    Të tjera
    Lajme02 Shtator 2024
    Afro 300 qytetarë serbë u tubuan para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut më 2...
    Lajme02 Shtator 2024
    Nxënësit dhe profesorët e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, po protestojnë në ditën e nisjes së vitit të ri shkollor. Kjo për...
    Kronika02 Shtator 2024
    Një femër është dërguar në emergjencë nga familjarët e saj në Gjakovë pasi që e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se...
    Kronika02 Shtator 2024
    Një furrë buke është përfshirë nga zjarri në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtrri. Bashkë me të, janë djegur edhe një gjenerator,...
    Lajme02 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen me armë zjarri të dielën mbrëma në lagjen Aktash në Prishtinë. Polica ka konfirmuar...
    Bota/Rajoni02 Shtator 2024
    Një balenë e dyshuar se ishte trajnuar si spiune ruse është gjetur e vdekur. Kafsha – e cila njihej si Hvaldimir –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.