×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Kumanova”, përmendet mundësia që të dënuarit ta mbajnë burgun në Kosovë

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka biseduar me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për mundësinë që personat që janë të burgosur në rastin “Kumanova” në momentin kur e marrin epilogun final nga Gjykata të ekstradohen në shtetin tonë për të mbajtur dënimin, raporton Gazeta Express.

    Kjo deklaratë e ministrit erdhi pas pyetjes së deputetit të AAK’së, Gazmend Sylës.

    “A keni diskutuar për grupin e Kumanovës”, ka pyetur Syla ministrin.

    Selimi tha në seancë se me të marrë detyrën ka pasur kontakte me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut.

    Ai tha se janë duke diskutuar mundësinë e një marrëveshjes për ekstradimin e shtetasve që dënohen me burg në dyja shtetet.

    “Me të marrë detyrën e kam vendos kontakte me ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Në takim kemi biseduar edhe për trajtimin e qytetarëve që ndodhen në shërbimin korrektues së Maqedonisë së Veriut. I kam treguar se jemi duke i ndjekur me interes të veçantë rastin në fjalë”, ka thënë ai.

    I njëjti shton se do të merren vesh për ekstradim pas vendimit përfundimtar të Gjykatës për rastin.

    “Do të angazhohemi në rritjen e hapësirave dhe jemi të gatshëm që të lidhim marrëveshje ekstradimi me Maqedoninë e Veriut kurdo që ky rast merr epilogun. Ne besojmë që drejtësia nuk do të jetë diskriminuese”, ka thënë Selimi./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.