Drejtori i Klinikës së Biokimisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, në një intervistë për Front Online, është shprehur i dyshimtë se infektimet me virusin Covid-19 kanë mundur të ndodhin para muajit mars në Kosovë.
Sipas tij, edhe numri i qytetarëve të infektuar është më i madh se që raportohet.
“Unë nuk kam bërë ndonjë analizë të thuktë se nuk kam pasur mundësi, por dyshoj që ndoshta në Kosovë virusi ka qenë edhe para 13 marsit. Këtë nuk e kemi të faktuar. Por mendoj sepse kur kemi biseduar me pacientë se kur i kanë pasur këto shqetësime ata na ka lënë të kuptohet që ka mundur të jetë edhe në shkurt”, ka shtuar ai për Front Online.