×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raste të reja në vendet që e kishin frenuar COVID-19

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Rritja e rasteve e reja të koronavirusit në vendet që dukej se e kishin përmbajtur atë, po krijon shqetësime të reja mes një debati mbi lehtësimin e masave izoluese. Shkencëtarët po shqyrtojnë nëse virusi mund të ishte importuar nga udhëtarët apo nëse po përhapet nga njerëzit asimptomatikë.

    Kreu i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë pretendon se mund të ketë pasur raste asimptomatike shumë më përpara se të zbuloheshin në spital.

    25 rastet e reja që Kina thotë se ishin raportuar të premten e kaluar në Pekin ishin ndër 32 rastet në mbarë vendin. Sipas raporteve zyrtare, katër prej tyre ishin kthyer nga jashtë.

    Ka filluar një diskutim mes mjekëve kinezë nëse ADN-ja e COVID-19 në shpërthimin e virusit në Pekin është i ardhur nga Evropa.

    “Ata (Kina) e dinë se karakteristikat gjenetike të organizmit në Pekin, këtë herë janë të ndryshme nga ato në Pekin disa muaj më parë, që do të thotë se organizmi ka pësuar mutacion gjenetik“, thotë Sian Griffiths, nga Universiteti Kinez i Hong Kongut.

    Zyrtarët kinezë thonë se masat e kontrollit kanë ngadalësuar vrullin e shpërthimit për të cilin qeveria ka thënë se infektoi më shumë se 200 njerëz që nga fillimi i qershorit.

    Në Evropë, Gjermania ka parë gjithashtu një rritje në rastet e reja pasi më shumë se 1.500 njerëz në një fabrikë për përgatitjen e mishit rezultuan pozitivë nga testimi për koronavirusin e ri.

    Masa të reja kufizuese janë duke u vendosur deri në fund të qershorit ndërsa punëtorët e Kryqit të Kuq gjerman të veshur me kostume mbrojtëse shkuan derë më derë në qytetin Guetersloh të martën për të bërë testime masive.

    “Testimi intensiv do të na japë një panoramë më të mirë të situatës“, tha Armin Laschet, Guvernatori i shtetit të Rhein-Westfalias së Veriut.

    Kjo vjen ndërsa zyrtarët në Zelandën e Re raportuan lajmin zhgënjyes se vendi nuk ishte më pa koronavirusin, pasi dy gra, që udhëtuan në Londër për të parë prindin e tyre që po vdiste, kishin rezultuar pozitive.

    Dr. Mike Ryan drejton programin e emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetit.

    “Është një sfidë për të gjitha vendet dhe unë mendoj se Koreja e Jugut, me vendet e tjera, demonstrojnë se edhe kur zbritet në nivel shumë të ulët rastesh, sërish duhet një sistem shumë i fortë i mbikëqyrjes së shëndetit publik dhe sërish duhet një infrastrukturë e shëndetit publik me kapacitetet e duhura”, tha Dr. Ryan.

    Infeksionet në rang global tejkaluan nëntë milionë këtë javë, pasi Brazili dhe India që po përballen me shpërthime të rasteve të reja dhe vende të tjera të goditura fort raportuan rritje të reja, duke përfshirë edhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. /VoA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan në largim Joe Biden njoftoi këtë të hënë se do të zbusë dënimet e 37 nga 40 personat e dënuar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sugjeruar se është në favor të lejimit të TikTok-ut të vazhdojë operimin në Shtetet e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ukraina ka marrë një këst prej 1.1 miliard dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth themelimit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Ministrja,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri në 40 minuta. Sipas Qendrës Kombëtarë për Menaxhim...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.