×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq për takimin Kurti-Vuçiq: Do ta rrisë intensitetin e dialogut

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk është optimist për arritjen e një marrëveshjeje në takimin e sotëm në Bruksel, por thekson se takimi i liderëve është një lëvizje drejt negociatave më intensive që do të çojnë në një marrëveshje përfundimtare.

    “Me këtë do të duhej të fillonte intensiteti që duhet t’i japë pak më shumë dinamikë dialogut. Ka një momentum që ndoshta është dhënë për pezullimin e pjesshëm të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe kësisoj do të përdoret qasje më optimiste për fillimin e raundit të negociatave dhe bisedimeve që mund të përfshihet, për mendimin tim, si një paketë që do të jetë gjithëpërfshirëse”, tha Rashiq në një intervistë për RTK 2.

    Mënyra më e mirë për një zgjidhje kompromisi dhe normalizim të marrëdhënieve, sipas ministrit Rashiq, do të ishte sikur serbët të ishin pjesë teknike e negociatave.

    Sipas tij “ky është në thelb gabimi më i madh i Brukselit”. E kur bëhet fjala për krijimin e Asociacionit, Rashiq beson se modeli i formimit të tij do të prezantohet nga ana e organizatave të huaja që punojnë si këshillëdhënëse në administratën e Brukselit.

    Sipas Rashiqit “gjëja më e rëndësishme është se kryeministri Kurti ka konfirmuar se detyrimet që janë marrë përsipër, të cilat janë nënshkruar më herët, Kosova do t’i ndërmarrë sepse marrëveshjet ndërkombëtare kanë një peshë më të madhe se ligjet vendore dhe për këtë arsye ato duhet respektuar, pavarësisht se kush është kryeministër”.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga ngjarjet në Bejrut. Në një postim në...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.