×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq nuk pret të ketë dorëzim të Radoiçiqit në Kosovë, thotë se dialogu duhet të vazhdojë

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Një ditë pas dështimit të takimit në Bruksel midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë, derisa ka theksuar se BE-ja është befasuar me propozimet e kryeministrit, Albin Kurti.

    Brukselit i duhet goxha kohë që t’i analizojë tri kërkesat që shtroi kryeministri Kurti të mërkurën. Kështu po vlerëson ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

    Rashiq tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdoi, që të mos ketë konflikte të tjera.

    “Në atë aspekt, e shoh që, ashtu pak janë befasuar me këto konstatime, sic thash në fillim, dhe besoj që i nevojitet disa ditë që të analizohet pak më mirë dhe ndoshta që të rikonfirmohet një farë forme një gatishmëri të inicimit ose vazhdimit të dialogut. Unë mendoj, është mendim personal, gjithmonë kam thënë, kemi një thinje të vjetër, “ më mirë të negociohet 1 mijë ditë se të luftohet 1 orë” . kështu që unë pranoj një model të negocimit dhe unë kisha qenë shumë i lumtur, që ai vazhdim të ndodh në fillim të korrikut”, ka thënë Rashiq.

    I pyetur për kërkesën e kryeministrit Kurti, rreth dorëzimit të Millan Radojiçiq në organet e Drejtësisë në Kosovës, ministri nga radhët e komunitetit serb, nuk pret diçka të tillë në muajt në vijim.

    “ Sa e di unë lidhjet e tyre, në Serbi, në veçanti në regjimin i cili rastësisht është në pushtet në Serbi, nuk e shoh si e mundshme, në muajt në vijim. Në muajt e ardhshëm nuk e shoh një opsion real”, shprehet ai.

    Rashiq ka folur edhe për refuzimin që ai të jetë pjesë e dialogut.

    “Kryeministri Kurti ka pas një ide prej momentit që jemi emëruar, kjo ka ndodh më 1 dhjetor 2022, ku sipas planit të tij, unë kam pas të jem pjesë e grupit punues, dhe në atë aspekt dhe një kërkesë është dërguar si propozim tek facilitatorët, tek zotëri Borrell dhe Lajçak, ta zgjerojmë grupin teknik negociues, por pala tjetër nuk e ka pranuar një gjë të tillë”, shprehet ministri për Komunitete dhe Kthim.

    Sipas Rashiq, mos përfshirja e tij në ekipin negociues, do të sjellë vetëm probleme në dialogun Kosovë-Serbi, dhe integrimin e serbëve.

    “Siç thotë Brukesli varet nga palët a do të pranojnë a jo, prandaj pala tjetër në këtë rast, nuk ka pranuar një ndryshim të tillë kështu që unë ose ne, kemi mbet jashtë proceseve, e që prapë është një bumerang i keq, jo vetëm për dizajnimin e politikave dhe statutit, por edhe të integrimit që deri më sot kemi pa vetëm ndikim negativ në procesin negociues”, ka thënë ai për tëvë1.

    Më 26 qershor në Bruksel, Kurti, nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, pa u plotësuar tri kërkesat për të cilat, Serbia ende nuk ka dhënë sqarim nëse do të realizohen.

     

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme30 Qershor 2024
    Ngjarjet e parlajmëruar për sot: 09:00 EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe, organizon ngjarje ku bëhet...
    Lajme30 Qershor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Gradualisht do të kemi rikthimin e pluhurit saharian. Era...
    Lajme29 Qershor 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë...
    Të tjera
    Lajme29 Qershor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçin. Lladrovci për Endritin thotë...
    Lajme29 Qershor 2024
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se në QKUK ka mungesë të ampulave ‘Fentanyl’, që janë...
    Lajme29 Qershor 2024
    Policia ka njoftuar se sot në Kamenicë kanë arrestuar 24 vjeçaren M.Th., femër kosovare. Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga...
    Lajme29 Qershor 2024
    Sulmi i Bajnskës ishte një prej temave që u përmend në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku pjesëmarrës ishin ministra...
    Lajme29 Qershor 2024
    Është e para e shtetit dhe pozita e saj i jep shumë të drejta, megjithatë Vjosa Osmani nuk po i përdorë të...
    Lajme29 Qershor 2024
    44 ditë pasi Gjykata e Apelit urdhëroi që i dënuari për shtytje në vrasje, Enver Sekiraqa të kthehet në paraburgim, institucionet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.