×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur do të shënohet përvjetori i 80-të i fitores në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

    “Ju ftoj të merrni pjesë në festimet për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Madhe Patriotike, që do të mbahen në Moskë në maj të vitit 2025”, është cituar të ketë thënë Putin.

    Kabineti i presidentit të Serbisë, as nuk e ka pohuar, dhe as mohuar këtë informacion, kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë për konfirmim.

    Mes tjerash, Putin është thënë të ketë përmendur në ftesë se ai është i bindur që ruajtja “e kujtesës së fitores së madhe do të forcojë vendosmërinë e përbashkët” për të rritur “bashkëpunimin konstruktiv, me qëllim të garantimit të paqes dhe sigurisë në planet”.

    Putin e pati ftuar Vuçiqin edhe në samitin BRICS, të mbajtur në tetor, në qytetin rus, Kazan.

    Megjithatë, Vuçiq nuk i është përgjigjur ftesës, duke thënë se Serbia do të ishte nikoqire e disa mysafirëve të rëndësishëm në atë periudhë.

    Ato ditë, Serbia ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe liderë të shteteve të BE-së, në mesin e tyre, kryeministrin polak, Donald Tusk dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

    Një delegacion i Qeverisë së Serbisë pati marrë pjesë në samitin BRICS, i cili konsiderohet si përpjekje e Rusisë për të krijuar një kundërpeshë ndaj ndikimit të Perëndimit në botë.

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vullin, pati marrë pjesë në samit dhe më pas pati takuar edhe Putinin.

    Vullin është nën sanksione amerikane, mes tjerash edhe për lidhjet e ngushta me Rusinë.

    BE-ja kishte reaguar pas këtij takimi, duke thënë se të gjitha shtetet që kanë statusin e vendit kandidat për bllokun evropian, “duhet të përmbahen nga kontaktet me Rusinë dhe presidentin e saj”.

    Ndonëse Serbia e gëzon këtë status, ajo është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit për të dënuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me zyrtarët në Moskë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Lajme12 Janar 2025
    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur krenarinë dhe optimizmin e tij për tubimin e jashtëzakonshëm të mbajtur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga Ferizaj, Elmi Reçica, ka shpërndarë një mesazh për të rinjtë ferizajas, të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.