Kreu i AKI’së, Kreshnik Gashi ka raportuar sot me dyer të mbyllura para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së, raporton Gazeta Express.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar Fatmir Xhelili, kryetar.
Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Kuvendi, në këtë mbledhje, drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi, ka raportuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Me theks të veçantë, sipas njoftimit është diskutuar për rastin e hyrjes së ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.