×
  • Kronika
  • Kronika

    Raportimi për rrahjen e Anita Haradinajt, deklarohet Prokuroria

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Pas raportimit se moderatorja Anita Haradinaj është sulmuar fizikisht nga burri i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës lidhur me pretendimet e gazetës “Bota Sot”.

    Pak orë më vonë, raportimin në fjalë, moderatorja e ka qujtuar lajm banal sa për klikime, duke mohuar se është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

    Pas reagimit të saj, Prokuroria Themelore e Prishtinës bën të ditur  se lidhur me rastin e raportuar në media nuk ka pranuar ndonjë informacion nga Policia e Kosovës.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk ka pranuar ndonjë informatë nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Ndërsa, Policia e Kosovës nuk është deklaruar akoma për rastin, edhe përkundër insistimit të gazetës.

    Tutje, moderatorja Haradinaj ka deklaruar se burri i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka ushtruar asnjëherë asnjë lloj dhune ndaj saj.

    “Edhe bash me ta thënë të vërtetën, prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodhë Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhune. E s’po e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media, i kam 21 vjet, nuk është me bë thashetheme”, është shprehur moderatorja.

    Nga Rubrika
    Kronika27 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Miradi të Fushë Kosovës, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte vozitur automjetin dhe kishte shkaktuar...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkombëtar. Në raportin e policisë bëhet e ditur se e njëjta është...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës i ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher. Në këtë...
    Sport27 Nëntor 2024
    Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-2030. Me këtë rast ky dokument goxha i rëndësishëm për...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka folur në lidhje me rastin e mbrëmshëm, ku dy granata dore janë hedhur në oborrin e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka folur sërish për ushqimin në FSK, duke thënë se nuk ka munguar asnjëherë. Ai është shprehur...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një komunikate për media njofton se Bordi i saj ka miratuar propozimin e menaxhmentit për ndarjen...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Sot në Suhodoll të Mitrovicës, janë zhvarrosur mbetjet mortore të një viktimë që dyshohet se mund të jetë në listën e personave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.