Aktorja e njohur e Glee, Naya Rivera, është gjetur e pajetë në një liqen në Piru muaj më parë.
Vdekja e saj tragjike ka shokuar një numër të madh të popullsisë, të cilët në mënyra të ndryshme shprehën ngushëllime, shkruan Mirror.
Ndërkaq, në raportin e ri të autopsisë janë zbuluar detaje të tjera, të cilat tregonin momentet e fundit të saj.
Naya thuhet se kishte shtyrë djalin në anije, kurse deri në çastet e fundit të jetës kishte bërtitur për ndihmë.
Me tetë korrik të këtij viti u gjet një trup i pajetë, ndërsa pesë ditë më pas në lajme doli se ishte trupi i aktores.
“Kur Rivera e kishte shtyrë djalin e saj në anije, ai ishte kthyer pas dhe pa nënën e tij me një dorë lartë ujit duke thënë ‘ndihmë”, thuhet në raport.
Sidoqoftë, The Sun më parë kishte raportuar se ylli i Glee kishte alkool dhe lëngë narkotike para se të vdiste.