×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i DASH: Qeveria e Kosovës s’e zbatoi ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin, disa zyrtarë s’u ndëshkuan

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin në qeveri. Kështu thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023.

    “Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe sundimi i dobët i ligjit në përgjithësi kontribuuan në këtë problem. Rastet e korrupsionit i nënshtroheshin rregullisht apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte skadimin e parashkrimit”, thuhet në pjesën për korrupsionin të këtij raporti.

    Po ashtu, raporti citon OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare, për të cilat thotë se “pretenduan për dështime të shumta nga sistemi gjyqësor që të ndiqet penalisht korrupsioni, duke vënë në dukje se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultuan me dënime. Dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë të dënuar për korrupsion ishte shpesh i butë”.

    Në qershor, Gjykata Themelore e Prishtinës përfundoi gjykimin e vitit 2019 të ish-ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo dhe tetë zyrtarëve të tjerë të Ministrisë të cilët ishin të akuzuar për shpërdorim detyre. Gjykata dënoi Rikalon dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë me tre dhe dy vjet burg. Gjashtë të pandehurit e mbetur u shpallën të pafajshëm.

    “Mediat raportuan se Prokuroria Speciale dhe Njësia e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës hapën hetime penale kundër të paktën pesë ministrave dhe dy zëvendësministrave me akuza për vepra të lidhura me korrupsionin. Më vete, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli fajtore ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë dhe i gjobiti respektivisht 700 euro (764 dollarë) dhe 500 euro (545 dollarë)”, thuhet më tej në raport./Express/

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.