×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Raporti i Bankës Botërore: Kriza energjetike dhe inflacioni, mund ta përkeqësojnë ekonominë kosovare

    FrontOnline
    25 Tetor 2022

    Perspektiva ekonomike e Kosovës mund të përkeqësohet më tej nëse vazhdon kriza energjetike dhe presionet nga inflacioni në rritje.

    Goditja që vjen nga rritja e çmimeve pashmangshmërisht do të ndikojë në kërkesën dhe aktivitetin ekonomik gjatë gjithë vitit, dhe rritja vjetore për 2022 pritet të zbresë në nivelin prej 3.1%, e shtyrë kryesisht nga rritja e eksporteve reale. Këto janë gjetjet e Raportit të Rregullt të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, pjesa e Kosovës

    Rritja ekonomike u ngadalësua në fillim të vitit 2022 përderisa aktiviteti ekonomik u ndikua nga rritja e gjithëmbarshme e çmimeve. Perspektiva ekonomike vazhdon të përcillet me rreziqe të larta, derisa vendi po përballet me presione të inflacionit në rritje.

    Kështu thuhet në Raportin e Rregullt të Bankës Botërore të publikuar gjatë ditës.

    Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Massimiliano Paolucci, thotë se Kosova është e cenueshme nga inflacioni i importuar.

    “Në kontekstin aktual, është me rëndësi themelore të ruhen rezerva adekuate fiskale për reagim ndaj mjedisit makroekonomik në ndryshim. Në planin afatmesëm, është esenciale të avancohen reformat të fokusuara në forcimin e rritjes së produktivitetit dhe nxitjen e konkurrueshmërisë; zgjerimin e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe mbylljen e hendekut të infrastrukturës”, tha ai.

    Vlerat e ulëta të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe punësim, veçanërisht mes grave, sipas Paoluccit, paraqesin pengesa kufizuese për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë.

    “Në mënyrë që të mbrohen qytetarët më të varfër, duhet të modernizohet sistemi i Kosovës për mbrojtje sociale për ta bërë më efektiv përballë goditjeve dhe sfidave më afatgjata, duke filluar nga lansimi i reformës së ndihmës sociale që duhet të shenjestrojnë qytetarët që janë me të vërtetë në nevojë dhe të lënë pas, veçanërisht në kohë krize”, u shpreh ai.

    Në raport thuhet se arkëtimi i lartë i të ardhurave tatimore vazhdon ta favorizojë pozicionin fiskal, i mbështetur nga inflacioni më i lartë dhe masat e përmbushjes tatimore.

    “Deficiti fiskal pritet ta kapë vlerën prej 0.8% të Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2022, kjo edhe për shkak të nënshpenzimit të theksuar në projekte kapitale”, thuhet në raport.

    Në këtë situatë pasigurie të lartë, raporti vlerëson se është jetike të mirëmbahen rezervat që lejojnë reagimin ndaj ndryshimeve në mjedisin makroekonomik.

    “Në periudhë afatmesme është e domosdoshme të përparojë zbatimi i reformave strukturore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e sektorit privat duke e mbështetur vrullin aktual të rritjes së eksporteve”, vlerësohet në raport.

    Sipas Bankës Botërore, rritja në Kosovë pritet të ngadalësohet në 3.1% për sivjet, ndërsa deri në vitin 2024, rritja ekonomike pritet të arrijë në 4.2%, me kusht që të ulen presionet e inflacionit dhe pasiguritë shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.