×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Tahiri: Mirë që Asociacioni nuk zbatohet pa u ba marrëveshja gjithpërfshirëse!

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratën e fundit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak cili deklaroi se pa Asociacion, s’ka marrëveshje përfundimtare.

    Tahiri thotë se ajo ç’ka Lajçak deklaroi sot është se Asociacioni do të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013-2015 dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Ai tutje potencon se është hap pozitiv që kjo çështje po konsiderohet e mbyllur dhe se nuk do të zbatohet pa u arritur marrëveshja gjithëpërfshirëse.

    “Atë që deklaroi Lajçak deklaroi ishte se Asociacioni, pasi palët nuk janë pajtu që ta rivendosin edhe njëherë në debat, do të bëhet sipas marrëveshjes së 2013-2015 dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai po thekson se duhet të bëhet statuti dhe dokumentat e tjera përcjellëse dhe duhet të miratohet në qeveri. Por tashmë nuk dihet se kush do ta bëjë statutin? Mirë është që nuk diskutohet edhe njëherë për Asociacioninin, mirë është që ajo punë konsiderohet e përfunduar edhe mirë është që Asociacioni nuk zbatohet pa u ba marrëveshja gjithpërfshirëse.” tha Tahiri për Gazeta Blic.

    Tahiri thotë se deklarata të njëjta me Lajçak ka edhe kryeministri Hoti.

    “Ashtu si Lajçak po thotë edhe Hoti, që pa i ba të gjitha marrëveshjet që i kemi arritur nuk ka marrëveshje përfundimtare. Kryeministri i Kosovës po deklaron se marrëveshja përfundimtare duhet të rezultojë me njohje reciproke”

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë konferencës së sotme për media ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare pa Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.“Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kuvendi e ka ratifikuar marrëveshjen dhe Kosova duhet ta implementojë. Është pjesë e negociatave e dialogut. Ne nuk kërkojmë rihapjen e tekstit, vetëm implementimin e asaj që është nënshkruar” deklaroi Lajçak.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.