×
  • Opinione
  • Opinione

    Ramiz Lladrovci: Kur filluam me aksionet e para për çlirim nuk e fajësuam botën për padrejtësi e as politikanët

    Ramiz Lladrovci
    11 Nëntor 2023

    Në situatën ku gjendemi, diskutimi i pozitës me opozitën është prioritet.

    Pjesëmarrja në institucionet e Republikës së Kosovës, nga dita e parë pas çlirimit, ka krijuar tek unë praktikën e respektimit të autoritetit zyrtar, edhe kur vendimet nuk më kanë pëlqyer.

    Angazhimi im në UÇK, TMK, angazhimi im në Kryeministri si shef Kabineti, në Parlament si deputet, në Ministri të Punëve të Jashtme si ambasador dhe në Drenas si kryetar komune, ma imponojnë ta respektoj hierarkinë.

    Në pushtetin lokal, demokracia na imponon të diskutojmë dhe votojmë çështjet me peshë, bashkë me opozitën, gjithmonë. Drenasi mund të shërbejë si shembull.

    Kam qenë në Bisedimet e Vjenës si anëtar i Grupit të ekspertëve për fushën e Ekonomisë dhe Financave i Ekipit negociator në këto bisedime, edhe si shef Kabineti i Kryeministrit. Këto bisedime e sollën pavarësinë e Kosovës dhe isha i informuar tepër mirë rreth dokumenteve me relevancë strategjike, Transparenca ishte shumë në nivel dhe nuk lejonte hamendësime rreth të ardhmes së shtetit tonë. Sot, draft statuti për komunat me shumicë serbe apo Asociacioni është bërë sa i diskutueshëm, aq i dhimbshëm.

    Mandati i Kryeministrit nuk ia lejon askujt ta shndërrojë partinë qeverisëse në parti-shtet. Tashmë, po shkaktohet presedan i rrezikshëm. Të vihen në dijeni me dokumente strategjike vetëm deputetët e një partie, po lëndohet demokracia dhe partia qeverisëse po ikë nga detyrimet dhe mandati, Kryeministri aktual është kryeministër edhe i opozitës.

    Kosova është më e madhe dhe me më shumë vlerë se krejt partitë politike së bashku. Partia në pushtet, në zgjedhjet demokratike nuk i ka fituar të gjitha votat 100%, por 438.334 vota. Sipas logjikës populiste, partia në pushtet i ka kundër mbi 1.300.000 vota, pra, tri të katërtat e trupit elektoral. Andaj, çdo dokument strategjik duhet të diskutohet me opozitën, edhe kur kjo nuk i pëlqen pozitës.

    Edhe diçka, kur i kemi filluar aksionet e para kundër ushtrisë e policisë serbe, nuk e kemi fajësuar për gjendjen e aparteidit në Kosovë as Isa Boletinin, as Hasan Prishtinën, as Bajram Currin e Shaban Polluzhën. Nuk e kemi fajësuar Zogun, Nolin, Enver Hoxhën, as Fadil Hoxhën apo politikanët tjerë. Madje, nuk e kemi fajësuar Londrën, Parisin as Berlinin.

    Kur ia shkrepëm me armët tona, ato jehuan fort dhe arritëm t’i bindim aleatët e NATO-n që t’i bashkojmë armët për ta çliruar Kosovën. Si rezultat i këtij uniteti, me aleatët, e shpallëm edhe Pavarësinë, kohë në të cilën disa na i dogjën pikat doganore në veri të kufirit e disa të tjerë rrugëve të Prishtinës hedhnin gurë ndaj policisë dhe shkatërronin pronën publike sikur Pavarësia e Kosovës është mashtrim. Koha i demantoi këto mashtrime.

    Bashkëpunimi me aleatët na solli deri këtu, bashkëpunimi me ta por duke mos e anashkaluar gjithëpërfshirjen, ecim tutje, pa mundësi të zhbërjes së arritjeve të Kosovës, duke mos anashkaluar opozitën, me ç’rast në këtë bashkëpunim hiqen dilemat ku jemi dhe ku do të shkojmë, pavarësisht a i pëlqen kjo dikujt apo jo.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e Gruas nga Klina...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.