Kandidati për deputet nga PDK me numër 58, Ramë Vataj, ka shpalosur programin elektoral në praninë e një numri të madh qytetarësh të Bllacës.
Ai ka falënderuar banorët e këtij rajoni për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për Kryeministër, z. Bedri Hamza.
Vataj ka theksuar angazhimin e tij për një Kosovë më të mirë dhe ka ftuar qytetarët të mbështesin PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.