×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Informacioni për planin e atentatit ndaj Kurtit ishte serioz, por publikimi i gërditshëm

    FrontOnline
    12 Shkurt 2024

    Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka folur për raportimin me burime të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), se ndaj kryeministrit të Kosovës  Albin Kurti ishte synuar një atentat teksa qëndronte në Maqedoninë e Veriut.

    Ramadani në “Pressing” të T7, ka thënë se ndaj liderëve të shtetit vazhdimisht ka kërcënime, duke thënë se informacioni duket serioz.

    Por ai kritikoi mënyrën sesi RTK-ja e raportoi informacionin, që sipas Ramadanit dukej “sikur ishte fake news”, por ai thotë se personalisht “nuk po e thotë këtë”, duke folur në aspektin profesional.

    “Së pari informacionet për kërcënimet e liderëve janë të vazhdueshme, fatketqisht. Ka pasur, ka dhe ka me pas situata ku ka informacion që  kryeministrat, presidentët, liderët e partive kanë kërcënime dhe për këtë janë masat e sigurisë”.

    “Informacioni duket që ka qenë serioz, është përfshirë edhe me resurse njerëzore si informacion, por edhe me burime të hapura që është një prej formave si bëhet inteligjenca po ashtu”.

    “Informacioni duket serioz, por forma si është publikuar është e gërditshme. Së pari informacioni ka dale më u pa, nuk po them që është, por ka dalur ashtu si fake news total. Prej një informacioni që ka qenë serioz ka dalë në publik si fake news. Informacioni ka dalur në medium publik kohën kur kryeministri ka qenë në Shkup, pra në vendin e ngjarjes”.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.