×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama thotë se e ka parë hartën me kufijtë e ndryshuar, por nuk e komenton

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pranuar se e ka parë hartën me ndryshime kufijsh në shtetet e Ballkanit të cilën u raportua se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka dërguar në zyrën e Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, si propozim për të ardhmen e rajonit të Ballkanit.

    “E kam parë dhe e kam biseduar me kryeministrin slloven, Janez Jansha kohë më parë. E kam parë ketë dokument që ka dalë, por nuk kam asnjë koment për këtë çështje”, ka thënë Rama në Vizion Plus.

    Rama tha se nuk ka qenë pro shkëmbimit të territoreve, por ka qenë pro një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Nuk kam qenë pro shkëmbimit të territoreve, por kam qenë pro një marrëveshje historike. E kam parë një marrëveshje historike, por nuk i kam dhënë ndonjëherë mbështetje idesë së shkëmbimit të territoreve”, ka deklaruar ai.

    Ndërsa sa i përket marrëdhënieve me Kurtin, kryeministri shqiptar thotë se nuk ka asnjë qëndrim as për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe as për marrëdhëniet midis tyre.

     

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.