×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Jehona e deklaratës së Kryeministrit grek për marrëveshjen e hapësirës detare vazhdon të mbajë të ndezur debatin në Shqipëri.

    Kryeministri Rama vetëm pak minuta pasi u nda nga kreu i shtetit pasi morën pjesë së bashku në ceremoninë për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës, i bëri të qartë Ilir Metës se deklaratat e tij nuk kanë asnjë të vërtetë brenda pasi procedurën që ndiqet që nga negociatat e deri tek firmosja e marrëveshjes më mirë se askush tjetër e di ai si President i Republikës.

    “Jam i bindur që Presidenti e di shumë mirë që ja fut kot se po të kishte marrëveshje do kalonte nga ai. S’mund të ketë marrëveshje pa miratimin e Presidentit. E përsëris për ata që duan të dëgjojnë, jo për ata që bëjnë politikë me kap ca të kapësh, që s’ka asnjë marrëveshje Negociatat u ndërprenë pa një përfundim që kur në Greqi u ndryshua qeveria. Me qeverinë e re s’kemi asnjë nisje negociatash”.

    Rama përsërit se deklarata e Mitsotakis për shtrirjen me 12 milje detare të Greqisë nuk i referohej hapësirës së vendit tonë sepse nuk ka mundësi fizike të ndodhë, ndërsa për deklaratat e opozitës në Tiranë e di me siguri që janë për politikë të brendshme.

    “Kjo deklaratë është kthyer në mundësi të atyre që peshkojnë ç’të munden, është kthyer në qesharake. Si të bëhet një marrëveshje kur s’ka firma, vula, ajo shkon nga qeveria te Presidenti, ai ka thënë do e çoj në Kushtetuese, kush e beson eshte trupeshk”.

    Presidenti Meta i pyetur për këtë çështje po në Vlorë, kërkoi të bëhej kujdes me deklaratat publike në mënyrë që më pas mos të përdoren për të dëmtuar interesat e Shqipërisë./ Tv Klan

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda dhe jashtë ShBA-së gjatë ditë së...
    Lajme05 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se këtë të diel kanë nisur takimet në fshatin Turjakë të...
    Lajme05 Janar 2025
    Janë zvogëluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Prej tri orë sa ishin pritjet në Merdarë më...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Qarku i Vlorës, Durrësit, Beratit dhe Fierit janë aktualisht pa energji elektrike. Dritë në këto zona bëjnë vetëm dritat e makinave dhe...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke pasur mot të ftohtë dhe ngrica gjatë muajit janar....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.