×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Rama shpërblen me tender 150 mijë eurosh kompaninë e Dukagjin Lipës

    FrontOnline
    04 Gusht 2022

    Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka shpërblyer me tender 150 mijë eurosh kompaninë “Sunny Hill”, pronë e mikut të tij të ngushtë, Dukagjin Lipa.

    Kontratën, palët, e kanë finalizuar më 3 gusht 2022, një ditë para se të nis festivali me të njëjtin emër, i cili sivjet do të mbahet në Gërmi.

    Në dosjen e tenderit, të cilën e ka shqyrtuar “Front Online”, nuk janë dhënë detaje se për çka konkretisht do të derdhen këto para nga komuna tek kompania.

    “Front Online” ka kontaktuar komunën për informata shtesë, por nuk ka marrë akoma përgjigje.

    Veçse e qartë është se Përparim Rama dhe Dukagjin Lipa janë miq të mirë prej kohësh.

    Kjo dokumentohet edhe përmes fotografive që ata kanë publikuar në “Facebook”.

    I tillë është ky postim në tetor të 2021-ës.

    “Sunny Hill” ishte kryetemë në Kosovë javë më parë.

    Kjo si rezultat që festivali fillimisht u ndalua në mungesë të akordit për të marrë në shfrytëzim një tokë prej 17 hektarësh në komunën e Prishtinës për 99 vjet.

    Fjala ishte për një parcelë në Bërnicë të Poshtme.

    Presioni që erdhi nga figura të rëndësishme të jetës publike bëri që Qeveria të aktivizohet dhe të rikthejë “Sunny Hill”-in në Prishtinë, shtëpinë e vet.

    U premtua po ashtu se do të gjendej një zgjidhje afatgjate sa i përket lokacionit.

    “Sunny Hill Festival” nis sot më 4 gusht dhe përfundon më 7 gusht.

    Aty do të përformojnë këngëtarët me famë botërore, si Dua Lipa, DJ Diplo, Skepta dhe J-Balvin. E krahas tyre edhe këngëtarë të estradës tonë.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Donald Trump njoftoi për një pauzë 90-ditore të tarifave më të larta për dhjetëra vende, por i rriti ato ndaj Kinës në...
    Lajme09 Prill 2025
    Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, për FrontOnline ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bëri të ditur se javën e kaluar gjatë Procesit të Akabas të mbajtur në Sofje ka takuar...
    Lajme09 Prill 2025
    Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, ka filluar manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”. Sipas presidencës, ky manifestim, ashtu si në vitet e...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për afatet kohore për krijimin e Qeverisë së re të vendit, dhe votimin e...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ky institucion nuk është krijuar për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.