×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Rama shkel Ligjin, tejkalon për 425 mijë € kontratën për furnizimin e shkollave me pelet

    Fatlum Berisha
    28 Shtator 2022

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar jashtëligjshëm një kontratë, së fundmi. Ai ia ka bërë “aminin” tenderit për furnizim të institucioneve arsimore në kryeqytet me pelet, në të cilin vlera e parashikuar u tejkalua për 115 %. Komuna derdhi në arkat e kompanisë “Berveniku” 795 mijë euro. Thënë ndryshe, 425 mijë euro më shumë sesa që planifikoi kur e hapi aktivitetin e prokurimit më 5 korrik të këtij viti. Diçka e tillë bie ndesh me nenin 19, pika 1, të Ligjit të Prokurimit, i cili specifikon se lejohet tejkalimi i vlerës vetëm deri në 125 mijë euro më tepër.

    Për 1 ton pelet, komuna ka paguar rreth 500 euro.

    Për 1600 në total gjithsej 795 mijë euro.

    Me sasitë e kësaj lënde djegëse do të furnizohen për dy muaj shkollat dhe çerdhet publike të kryeqytetit.

    Për tenderin kanë aplikuar 5 kompani në total.

    Grupi i Operatorëve Ekonomikë “Nazi Travel” dhe “Avicilla” ofertuan më së liri me 670 mijë euro.

    Ky çmim i tyre ishte për 125 mijë euro më i ulët sesa i kompanisë fituese, “Avni Murtezi” apo “Berveniku”.

    Ofertat e tre operatorëve tjerë ishin më të shtrenjta.

    Nga komuna e Prishtinës e kanë arsyetuar dhënien e tenderit.

    “Vlera e parashikuar prej 375 mijë euro është për faktin se çmimi i lëndës djegëse (pelet) vitet e kaluara ka qenë shumë më i lirë se sa që është sot në treg. Kriza globale ka bërë që të ketë çmime enorme të ngritura andaj edhe vlera e kontratës ka mund të jetë jo vetëm 114% më e lartë por edhe shumë, shumë më e lartë”.

    Të pyetur për bazën ligjore, nga komuna kanë thënë se janë mbështetur në Ligjin e Prokurimit Publik, por pa treguar asgjë më tepër.

    “Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë me një çmim shumë më të volitshëm se sa që është çmimi në treg. Komuna e Prishtinës ka vendosur për këtë çështje gjithnjë duke u mbështetur në LPP dhe në RRUOPP”, thuhet në përgjigjen e komunës.

    Ndryshe, Rama u kritikua fort edhe për një tender tjetër.

    “Front Online” kishte raportuar se i pari i kryeqytetit ka menduar të themelojë Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e komunës në koordinim me kompanitë konsulente.

    Për këtë arsye më 1 gusht të këtij viti, komuna e Prishtinës, që ai e udhëheq, ka hapur një mega-tender për të cilin ka zotuar hiç më pak se 12 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Donald Trump njoftoi për një pauzë 90-ditore të tarifave më të larta për dhjetëra vende, por i rriti ato ndaj Kinës në...
    Lajme09 Prill 2025
    Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, për FrontOnline ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bëri të ditur se javën e kaluar gjatë Procesit të Akabas të mbajtur në Sofje ka takuar...
    Lajme09 Prill 2025
    Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, ka filluar manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”. Sipas presidencës, ky manifestim, ashtu si në vitet e...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për afatet kohore për krijimin e Qeverisë së re të vendit, dhe votimin e...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ky institucion nuk është krijuar për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.