Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Raporti i Dick Martyt, kurth rus, uroj që Zelensky të mos ketë të njëjtin fat si Thaçi

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Në bashkëbisedimin që ka zhvilluar në Londër në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me fjalimin që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Europës për raportin e Dick Martyt.

    Rama u shpreh se do ta bënte sërish këtë pasi mendon se raporti është një kurth rus, i cili vazhdon të funksionojë ende.

    Rama tha se shpreson që me të njëjtën logjikë që është ndjekur ndaj Hashim Thaçit, të mos përfundojë në burg as presidenti i Ukrainës, Zelensky, raporton Euronews Albania.

    “E vërteta është më e rëndësishme sesa mund të mendojnë njerëzit në momentet kur ti e thua. Është një kurth i tërë. Disa njerëz, disa autoritete, disa kolegë të mi, nuk duan ta shohin që nuk ka aspak të bëjë me çështjen në gjykatë. Ka të bëjë me një pjesë të saj, që është mëkati fillestar që ka sjellë këtu, por kjo është e vërteta. Është një kurth rus, kjo është e qartë dhe ju heq kapelën rusëve që kurthi i tyre vazhdon të funksionojë dhe gjithë komuniteti evropian, komuniteti demokratik po punon në bazë të një kurthi, sajese ruse”, tha Rama.

    “Dikush duhet të më thotë ku janë organet që janë hequr nga trupat dhe që janë trafikuar në perëndim. Ku janë? Nuk ka asnjë provë të asnjë lloj veprimtarie të këtij lloji. Ky raport është një turp për Këshillin e Evropës. Ky raport është turp për komunitetin evropian të vendeve që janë pjesë e Këshillit të Evropës. Çfarë pasojash? Kjo është e vërteta. Jam i sigurt që e vërteta do të dalë. Shpresoj që Zelensky të mos përfundojë në burg një ditë sepse me këtë logjikë… Slobodan Milosheviq u deklarua kriminel lufte, kishte një mandat arresti, ndërkohë që atëherë Hashim Thaçi u pagëzua si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës”, shtoi Rama.

    “Kështu që ai ishte Zelensky i Kosovës atë kohë. Është në burg. Uroj që Zelensky të mos shkojë në burg një ditë me këtë logjikë për krime lufte. Pra të akuzosh për krime lufte dikë që ka udhëhequr një kryengritje kundër një agresori që kërkonte t’i spastronte etnikisht, si të ishte komandanti i një shteti të organizuar kjo është absurde. Por çfarë qëndron nën të është edhe më tmerruese, që janë akuzat e trafikimit të organeve njerëzore bazuar në disa histori, në Shqipëri, ‘Shtëpia e Verdhë’… Nuk ka ‘Shtëpi të Verdhë’ nuk ka asgjë,” tha kryeministri.

    “Raporti që thotë njerëzit e fshatit mohuan se kishin parë ndonjë gjë të këtij lloji sepse ishin nën efektin e drogës apo iu ishin ofruar prostituta. Banorëve të fshatit iu ishte ofruar seks për të mbuluar trafikimin e qenieve njerëzore. Për fat të keq u mor si e vërtetë. Do ta bëja edhe njëherë, edhe do ta thosha në çdo rast”, tha Rama.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi të hënën se Spanja do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 23 korrik. Ky...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    75 shkolla në të gjithë Serbinë kanë marrë njoftime për bomba deri në orën nëntë të mëngjesit të sotëm. Kështu i është...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.