×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Pas Kosovës, linjë interkonjeksioni edhe me Maqedoninë

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Pas vënies në funksion të linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, është hapur kantieri edhe për linjën tjetër që e lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Kjo është konfirmuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme me fokus Ekonominë.

    Ai u shpreh se po shihet mundësia e zgjerimit të tregut dhe të bashkohet me Italinë dhe Malin e ZI, ndërsa shtoi se në këto 7 vite vendi ka hyrë në një fazë transformimi rrënjësor në sektorin e energjisë.
    Po ashtu ai shton se tregu tashmë i përbashkët Shqipëri-Kosovë synon të zgjerohet dhe bashkohet me atë të Italisë e Malit të Zi.

    Rama u shpreh se ndërtimi i Skavicës do japë mundësinë e eksportit të energjisë.

    “Pas 7 vitesh mund te themi me plot gojën se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re, pasi kemi hapur rrugën e në transformimi rrënjësor që vazhdon. nuk dua të zgjatem me shtjellimin e të dhënave në këtë fushë kaq të rëndësishëm, por duka të vë theksin në disa pika kyçe. Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut, dhe sapo kemi vënë në punë linjën Shqipëri-Kosovë, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe qesharake për vite të tëra të qeverisjes së mëparshme dhe më pas i bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë, që e hoqi po Shengeni rajonal. nga ana tjetër besoj se ky zhvillim kaq i rëndësishme mes dy shteteve tona dhe nga ana tjetër dhe projekti i linjës me Maqedoninë janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin përfshirë këtu edhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes mes operatorit shqiptarë dhe atij të Kosovës të shpërndarjes duke sjellë një etape të re në sektorin e energjisë. Jemi në një proces të zgjerimit të tregut me Italinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh që rrjetet e energjisë po zhvillohen gjithmonë e më shumë dhe nga a tjetër jemi në kushtet kur për sa i përket rrjetit tonë të energjisë mund të flasin për arritje të jashtëzakonshme,me uljen e humbjeve dhe padiskutim edhe në aspektin e mbledhjes së detyrimeve që tani më janë kthyer në një normë që nuk e diskuton askush. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në për Skavicën duke mos çuar dëm asnjë pikë uji për energjinë elektrike duke e kthyer Shqipërinë në eksportuese të kësaj energjie. Është futur në fazën e parë”, tha Rama, raporton Tch.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.