×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Një numër i madh i investitorëve janë interesuar për investim në kryeqytet

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se një numër i madh i investitorëve janë interesuar të investojnë në Kryeqytet. Në prezantimin e programit të Konferencës së Dytë të Investitorëve “Prishtina 2030”, Rama ka thënë se investitorët “janë seriozë”.

    Kreu i Prishtinës ka deklaruar se nga këto projekte do të përfitojnë të gjithë qytetarët, teksa u shpreh se nga investime nuk do të preket asnjë cent i Komunës.

    “Një numër i madh i investitorëve kanë shprehë interes serioz për të investuar në Kryeqytet. Të gjitha këto investime janë transformuese që kanë shkuar në proces transparent, kemi pas një numër të madh të bizneseve që janë interesuar si dhe ju kemi përgjigjur te gjitha kërkesave te investitorëve, projektet kryesore janë te ndërlidhura me kryeqytetin”.

    “E kemi projektin e ‘Rrethit të Flamurit’, projekti tjetër është Stacioni i Autobusëve, për një stacion të ri. Parku i ri i cili e ndërlidhë lagjen Dardania me Kalabrinë dhe kjo do t’i ndërlidhe 90 mijë qytetarë për kalim dhe është projekt madhor. Tregu i Vjetër dhe projekti është serioz dhe lidhet me parkingun nëntokësorë dhe të gjitha këto projekte janë të avancuara nga arkitekt serioz dhe në aspektin financiar i kanë fondet e sigurta. Janë projekte që përputhen me standardet më të larta të qëndrueshmërisë. Të gjitha këto përfitime të qytetareve do të bëhen pa e përdorur asnjë cent të komunës”, theksoi Rama./EO/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se prej më shumë se një viti, Kosova është nën masa financiare nga BE-ja që...
    Lajme19 Shtator 2024
    Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se drejtësia nuk është prioritet në buxhetin e shtetit,...
    Kronika19 Shtator 2024
    Drejtoria kundër Krimit të Organizuar dhe ajo për Hetimin e Krimeve të Rënda janë duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e...
    Të tjera
    Kronika19 Shtator 2024
    Një burrë në Gjilan ka njoftuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri banesa e tij. Zjarri është lokalizuar...
    Kronika19 Shtator 2024
    jë person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të...
    Sport19 Shtator 2024
    Gjyqi është hapur kundër një 53-vjeçari nga Torino, i akuzuar për keqtrajtim, pasi kishte rruar flokët e dy fëmijëve të tij për...
    Vip19 Shtator 2024
    Teuta Selimi Kohës së fundit ishte prezente në mediat rozë. Pas një sezone të ngarkuar me mbrëmje të shumta ajo ka gjetur...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Një ngjarje e rëndë me dy të vdekur është regjistruar në fshatin Nikoliq të Hasit të Shqipërisë në orët e para të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.