×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama në Bruksel në samitin e NATO-s

    FrontOnline
    14 Qershor 2021

    Liderët e vendeve anëtare të NATO-s po zhvillojnë samitin e radhës në selinë e aleancës në Bruksel. Në mesin e temave kryesore të Samitit të NATO-s, janë koncepti strategjik i aleancës veriatlantike, rritja e Rusisë dhe Kinës, ndikimi i ndryshimit të klimës, siguria botërore, kërcënimet kibernetike dhe përfundimi i misionit në Afganistan.

    Samiti i 30 shteteve të NATO-s do të dërgojë një sinjal të fortë të unitetit transatlantik. Joe Biden merr pjesë në takimin e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s si pjesë e udhëtimit të tij të parë jashtë vendit si president i ri i SHBA-ve.

    Biden ka shprehur angazhimin e tij të fortë për të punuar ngushtë me aleatët evropianë në ruajtjen e sigurisë transatlantike dhe vlerave demokratike. Në këtë samit merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe liderë të tjerë nga shtetet anëtare nga rajoni si Maqedonia e Veriut me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeministri i Malit te Zi, Zdravko Krivokapiç.

    Iniciativa NATO 2030 synon që të përpunojë mekanizmat për të përshtatur Aleancën për të përballur sfidat e konkurrencës strategjike dhe kërcënimeve transnacionale, përfshirë ndryshimin e klimës dhe sulmet kibernetike./tvklan

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Kronika26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin)...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bashku gjeneratën e re të tankeve luftuese, të pajisura me inteligjencë artificiale dhe...
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.