×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama me Cameron: Folëm për një projekt strategjik me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e priti në takim në Tiranë kryediplomatin britanik, David Cameron, me të cilin tha se folën për “në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën”.

    Rama fillimisht tha se me Cameron foli për hekurudhën Durrës – Prishtinë, të cilën e quajti “një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona”.

    “Sot ne kemi disktuauar për marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe dhe për thellimin e mëtejshëm të tyre, për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO, qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilaterale, në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë”, tha Rama.

    “Dhe pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë, unë dëshiroj të theksoj që kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, për Kosovën, por edhe për rajonin, që është hekurudha Durrës – Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajon dhe më gjerë, duke pasur parasysh që së shpejti ne hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit”, shtoi ai.

    Rama tha se janë “në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të Portit të Durrësit”.

    “Dhe njëkohësisht, siç jeni të informuar, edhe Kosova do të ndërtojë një post të thatë në Prishtinë”, tha ai.

    Kryeministri shqiptar tha se ky projekt “i tejkalon thjesht dhe vetëm interesin e dy vendeve tona dhe në të cilin Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet qoftë me financimin, qoftë edhe me ekspertizën”.

    “Dhe unë i jam mirënjohës Sekretarit, pasi është, siç thashë, një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit tonë”, tha Rama.

    Ai tha paraprakisht se kjo është “ditë e posaçme” për Shqipërinë dhe për të personalisht.

    “Kemi një mik të veçantë, një personalitet të njohur të politikës. Kemi një mik nga një vend që është një aleat dhe partner shumë i rëndësishëm, Sekretarin e shtetit për çështjet e jashtme, Lordin Cameron, por në të njëjtën kohë, një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë, pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tan jam i bindur që do të rikthehet përsëri”, tha Rama.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Qershor 2024
    Liderët e Grupit të Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe...
    Bota/Rajoni15 Qershor 2024
    Një avion luftarak rus e shkeli shkurtimisht hapësirën ajrore të Suedisë në lindje të ishullit baltik, Gotland, të premten dhe u konfrontua...
    Bota/Rajoni15 Qershor 2024
    MPB njofton se në territorin e Shkup gjatë ditës dhe natës së kaluar janë sanksionuar 132 drejtues mjetesh, nga të cilët 12...
    Të tjera
    Lajme15 Qershor 2024
    Zona që gjendet në afërsi të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës, 50 metra afër zonës administrative me Serbinë, e që...
    Sport15 Qershor 2024
    Shqipëria dhe Italia do të ballafaqohen në mbrëmjen e kësaj të shtune në Dortmund të Gjermanisë në kuadër të Euro 2024. Tifozët...
    Sport15 Qershor 2024
    Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në takimin e parë të Kombëtares kuqezi në “EURO 2024”. “Top Channel” ka...
    Lajme15 Qershor 2024
    Me rastin e ditës së Çlirimit në Pejë, OVL UÇK Pejë, i ka ndarë “mosmirënjohje”, kryetarit të kësaj komune Gazmend Muhaxheri. Kështu...
    Lajme15 Qershor 2024
    Të shtunën, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Siç njofton SHKK,...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane Viola Amherd dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Osmani tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.