×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama mbyll shkollat gyleniste, dhuratë për Erdoganin

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Rama i dorëzohet më në fund presionit të Erdoganit duke mbyllur disa prej shkollave te lëvizjes Gylen në Shqipëri. Që dhurata e autokratit shqiptar ndaj të singjashmit të tij turk të ishte e plotë, lajmin për të e kanë dhënë të parat mediat shtetërore turke. Agjensia shtetërore e lajmeve turke ka njoftuar të enjten, pas mesnatës, se institucionet arsimore që i përkasin lëvizjes që Erdogan e ka etiketuar pa fakte të pranuara ndërkombëtarisht, si fajtore për grushtin e shtetit, do të mbyllen.

    “Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)” të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri” ka , transmetuar Anadolu Agency (AA).

    Pasi njofton se këto vendime do hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare agjensia njofton se ato janë marrë mes datave 13 dhe 26 shtator, kur ish ministrja Besa Shahini kishte shpallur largimin dhe para se kryeministri te vizitonte Turqine.

    “Qeveria e Shqipërisë ka vendosur edhe mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore private parauniversitare “Memorial International School of Tirana (MIST)”, në të gjitha nivelet arsimore (arsim fillor, arsim i mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë), që administrohej nga Shoqëria “Turgut Ozal Education”.

    Rrjeti i Gylenit që në gjuhën e regjimit të Ankarasë njihet si organizata terroriste FETO, i kishte në pronësi këto shkolla përmes bashkëpunimit mes Fondacionit “Sema” dhe komunitetit musliman shqiptar.

    Shqipëria ka qenë shpesh pre e kritikave ndërkombëtare për shkeljen e praktikave botërore në favor të autokratit turk.

    “Shqipëria dyshohet të jetë pjesë e një marveshje sekrete me Turqinë për dorzimin kundër procedurave ndërkombëtare të atyre që Erdogani i ka shpallur si gylenistë”. Kjo rezultoi nga një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, që mban datën 5 Maj 2020. Ai ngre shqetësim për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

    Edi Rama nuk e ka fshehur asnjëherë nënshtrimin e tij ndaj tekave të Erdoganit. Në korrik 2019 ai e parnoi në një konferencë për shtyp se vizita e ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu në Tiranë, dhe takimi me të ka pasur si temë kryesore problemin e gylenistëve të përndjekur nga Erdogani. I pyetur për këtë kryeministri atherë u përgjigj pa ekuivoke: “patjetër që ka pasur lidhje”.

    Ky veprim ekstrem vjen pasi Rama e ka quajtur Erdoganin vëlla, pasi e ka shpallur Turqinë aleat strategjik, pasi ka kërcyer në dasmën e vajzës së sulltanit të ri otoman, pas i ka shkuar pas në votimin “antiamerikan” për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit pasi ka ngritur në Tiranë një memorial për viktimat e grushtit të shtetit. Por kryeministri është rreshtuar prej kohësh me presidentin turk në konfliktin që e ndan atë me vëllain armik, Fetullah Gylen. I futuar në maj 2018, në studion e Ilva Tares, Edi Rama i ka quajtur gylenistët një rrjet të rrezikshëm të cilët Shqipëria i mban nën vëzhgim. I pyetur drejtpërdrejt për “rrjetin FETO” ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

    Por, problemi është se përpos akuzave të Erdoganit, Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit, ku mbetën të vdekur 250 qytetarë. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara.

    Por, pa pyetur për to, Rama ka marë i vendosur anën e së vërtetës së Erdoganit. Dhe atë që dikur e bënte me fjalë, tani, pas vizitës së fundit në Turqi, ai ka vendosur ta vërë në jetë edhe me vepra, pa pyetur për opinionin ndërkombëtar dhe ligjet shqiptare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Gjesti kanë biseduar me njëri-tjetrin rreth marrëdhënies së tyre. Xheneta e pyeti Gjestin për momentet më të veçanta, ndërsa e...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Në raportin e...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë tek pika kufitare e Dheut të Bardhë arrijnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.