×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama ironizon Bashën nga Vlora: Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie! E nisi tramin në Tiranë, por nuk e çoi dot deri në fund

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një trami në Tiranë. Duke iu përgjigjur kërkesës së një operatori turistik për ndërtimin e një trami në Vlorë, Rama e shfrytëzoi rastin për të thumbuar Bashën.

    “Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët, është shumë i suksesshëm dhe kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë,” u shpreh Rama me ironi.

    Kryeministri shtoi se shpreson që Vlora të mos e kërkojë Lulzim Bashën si kryetar bashkie, duke vijuar ironinë për ish-kreun e Partisë Demokratike dhe projektet e tij të parealizuara.

    “Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie,” tha ai.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Për sakrificën dhe guximin e tij sot në shkollën e mesme Jovan Kostadinov, i riu 19-vjeçar, i cili u ka shpëtuar jetën...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    “Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm”, tha...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka bërë të ditur se në Koçan do të qëndrojë një ekip i...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se cilat janë rekomandimet nga takimi urgjent i këshillit komunal për siguri, pas...
    Lajme25 Mars 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, për FrontOnline e konsideron tallje me qytetarin publikimin e videos nga partia në pushtet e ku paraqitet puna...
    Vip25 Mars 2025
    Gjesti është surprizuar ditën e sotme nga fansat e tij që i kanë dërguar një parashutë në shtëpinë më të famshme në...
    Lajme25 Mars 2025
    Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga...
    Lajme25 Mars 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar shefin e Gardës Kombëtare të Oregonit, Alan R. Gronewold. Gjatë takimit, ata diskutuan për sigurinë...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.