×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama i quan uzurpatorë mbrojtësit e Teatrit

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar grupin që mbrojti Teatrin për dy vite, si një grup të amalgamuar me opozitën që sipas tij u kthye në uzurpatorin e godinës.

    Rama nuk pranoi se policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve ditën e prishjes së Teatrit. Përkundrazi, sipas tij policia kishte një sjellje evropiane.

    “Të gjitha janë ekzekutuar shumë mirë sipas procedurave. Fakti që godina e teatrit u uzurpua për 2 vite e gjysmë nga një grup njerëzish, artistë apo jo nuk bën diferencë dhe jo komuniteti teatror, i amalgamuar me partitë politike shteti nuk mund të toleronte.

    Shteti nuk ka pasur asnjë kontroll për 2 vite e gjysmë. Për të mos krijuar konflikt për të mos provokuar përplasje, për të mos shkuar në veprimin final është harxhuar 2 vite e gjysmë. Është krijuar bindja që ai grup njerëzish që në thonjëza u barrikadua për të mbrojtur teatrin, janë një grup njerëzish që nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të dialogojnë, nuk duan t’i bashkëngjiten pjesës dërrmuese të komunitetit teatror që e nisi me protestë por u ul në tryezë dhe sot kërkon si shumica dërrmuese e gjithë shqiptarëve një teatër të ri kështu që meqenëse të gjitha u ezauruan erdhi momenti për t’i hapur rrugë teatrit të ri”, tha Rama në një intervistë për News24.

    Rama tha se kurdo që do bëhej do ndodhte e njëjta gjë.

    Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën.”, tha Rama.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.