×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama i dhuron statusin e investitorit strategjik dhëndrit të Trump në prag të inaugurimit

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, , kryeministri  i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së lidhur me dhëndrin e tij,  për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit.

    Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, KIS, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë  dhe t’i japë asaj status të investitorit strategjik me procedurë të veçantë.

    Sipas vendimit të KIS, në ishull parashikohet një investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit ose 45 hektarë.

    “Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti Turistik – ” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë Euro”, thuhet në vendimin e KIS.

    Me miratimin e statusit, kompania e lidhur me Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, do duhet të negociojë një kontratë me kompaninë publike Korporata e Investimeve Strategjike, ndërsa  një sërë institucionesh shtetërore, përfshi ministritë e Infrastrukturës, Mbrojtjes, Mjedisit, Ekonomisë vihen në dispozicion të kompanisë për të transferuar pronën dhe përgatitur dokumentacionin për lehtësim të punimeve.

    Nga akti i publikuar në faqen e AIDA del se vendimmarrja ishte e pritshme në favor të kërkesës së kompanisë. Në fakt, në fillim të dhjetorit 2024, prona që ishte pjesë e planit të vendosjes së Forcave të Armatosura u hoq nga lista prej Presidentit të Republikës.  Vendimi i KIS nuk bën me dije se çfarë përfiton Shqipëria nga transferimi i pronës publike në favor të kompanisë amerikane, por përmendet se do të negociohet një kontratë me kompaninë amerikane.

    Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit që shkoi dhe kryeministri Edi Rama foli hapur në favor të tyre ndërsa i tha Nju Jork Times se interesimi i kompanisë së Kushner e bënte atë “krenar dhe të lumtur”.  Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner , e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

    Planet dhe aprovimi apriori i qeverisë shqiptare u kritikuan nga opozita se po bëheshin për të përfituar favore politike në rast të rizgjedhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe mungesës së transparencës e garës.

    Vendimi i KIS parashikon një sërë hapash që do ndërmerren kryesisht nga institucionet shtetërore në Shqipëri, për të ndihmuar kompaninë në sigurimin e pronës, dokumentacionin e nevojshëm dhe veprime të tjera që pritet të përmbyllen në tre muajt në vijim. Kompania nga ana tjetër do duhet të nënshkruaj një kontratë me Korporatën e Investimeve Strategjike dhe Albanian Seaports Development Company sh.a ndërsa do duhet të sigurojë me investimin e vet ujin, energjinë e të ngjashme.

    “Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpëmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane”, thuhet në vendim.

    Vendimi i KIS bën me dije se statusi jepet për një periudhë 10 vjeçare dhe se ndërtimi parashikohet të jetë i ndarë në tre faza.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur ura...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Takimi në Zyrën Ovale midis presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, po vazhdon ende. “Ukraina ka rënë...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK në këto zgjedhje nuk doli me rezultat të 12 përqindshit...
    Lajme13 Mars 2025
    Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje...
    Lajme13 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me mundësitë për koalicione...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.