×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të preket, është gur themeli dhe jo çështje e partive

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2024

    Gjuha shqipe nuk është çështje e gjykatës Kushtetuese apo e partive politike në Maqedoninë e Veriut, por është gur themeli i Maqedonisë së Veriut dhe që nuk duhet të preket. Është ky paralajmërimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me debatin për gjuhën shqipe, i cili ka përfunduar në gjykatën Kushtetuese të RMV-së.

    Në fjalën e tij në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, kreu i qeverisë shqiptare tha se gjuha shqipe është edhe frymë e bashkejetesës së dy popujve në Maqedoninë e Veriut.

    “Unë mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e veriut nuk Është çështje e GJK, nuk është çështje e ligjeve, nuk është çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike, por gjuha shqipe në RMV është çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë RMV, por edhe të ushqejë një frymë dhe mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të RMV maqedonasve dhe shqiptarëve në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën më të madhe në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues. Kjo është një gjë shumë e madhe për t’u futur në labirinthet juridike që i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe shtetndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe RMV u vendos nga shqiptarët e përfaqësuar në tavolinë nga Arbën Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu (Mehmeti).

    Nga kjo foltore është shkruan emri i një prej shqiptarëve më të mëdhenj që kanë jetuar në tokat e banuara nga shqiptarët, për të vendosur një gur themeli të shtetit të RMV dhe ai gur nuk është mirë të preket, por është mirë të mbahet pastër dhe të jetë si pikë referimi për shqiptarët dhe maqedonasit dhe minoritete e tjera që jetojnë atje, sepse ai është gur që bashkoi të dy popujt në rrugën e integrimit që Arbën Xhaferri e konsideron si ëndrrën më të madhe në sistemin e vlerave politike kulturore dhe etike”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.