×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rafuna: Mungesa e fuqisë punëtore sfida më e madhe, punëtorët e huaj s’kanë tendenca të qëndrojnë në Kosovë

    FrontOnline
    24 Janar 2024

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna mungesën e fuqisë punëtorë po e sheh si një ndër sfidat më të mëdha për vendin.

    Por, thotë se trendi i importimi të fuqisë punëtore nga vendet e juaja ka filluar në dy vitet e fundit.

    “Aseti më i mirë dhe më i vlerësuar dhe më i shtrenjtë që e ka pas Kosova ka qenë rinia dhe kur them rinia jam duke e pas parasysh edhe fuqinë punëtore. Idealja do të ishte që ne mos të kemi nevojë që me importu fuqi punëtore, por si rezultat i mungesës së të rinjve dhe të rejave në Kosovë bizneset detyrohen edhe me importu fuqi punëtore”, ka pohuar Rafuna për Front Online.

    Edhe Rafuna, thotë se punëtorët e huaj nuk kanë tendencë qëndrimin në Kosovë.

    “Është diçka që biznesi nuk mundet me qenë i sigurt për një kohë afatgjatë por as afatmesëm për shkak që shumica prej tyre që vijnë nuk e kanë tendencën me nejt dhe me punu në Kosovë, por deri sa ta gjejnë një mundësi për të vazhduar tutje për në vendet e Bashkimit Evropian”, ka shtuar ai.

    I pari i OEK-ut, kërkon nga Qeveria që të bëj një plan veprimi në mënyrë që të parandalohet shkuarja e të rinjve në vendet e huaja.

    “Institucionet në këtë rast Qeveria duhet ta ketë një plan të veprimit sa më shpejtë që është e mundur që e parandalon shkuarjen e të rinjve në kuptimin e një plani me masa konkrete se si mundet me iu ofru të rinjve dhe të rejave që të hapin biznese me kushte më të mira se sa që i kanë në vendet e Bashkimit Evropian dhe e dyta për me tentu me i kthy ata që veç na kanë dalë”, është shprehur Rafuna.

    I pyetur se sa është numri i kompanive në vend që kanë të punësuar nga jashtë, ai ka thënë se nuk kanë shifra, por se sipas informatave trendi është në rritje.

    E, derisa Qeveria po proklamon se në Kosovë po hapen vende të reja të punës, Rafuna thotë se me vet faktin që të rinjtë po ikin hapen edhe mundësi

    “Me vet faktin që të rinjtë po shkojnë, po hapen mundësi në kuptimin që po lirohen vende të reja të punës dhe po punësohen të ri ajo shkon duke e ulur numrin e të papunëve. Mirëpo, kjo nuk është ndonjë mrekulli, kjo është e natyrshme sepse po lirohen vende punë duke ikë të ri dhe me automatizëm iu vjen rendi me u punësu”, ka shtuar kryetari Rafuna.

    Vërshojnë kërkesat për punë në Kosovë, prijnë punëtorët nga Bangladeshi dhe Turqia

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Bendi muzikor i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset shumë shpejt me uniforma unike. Kjo pas një kërkese të...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili së fundmi ka...
    Lajme09 Janar 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Sulmi rus në Zaporizhzhia të Ukrainës ka lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur mbi 100 të tjerë. Është bërë e...
    Vip09 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë përfshirë në një debat të fortë rreth çmimit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë...
    Lajme09 Janar 2025
    Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve. Kandidati për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.