×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rafuna kritikon Qeverinë për mungesën e investimeve kapitale

    FrontOnline
    25 Korrik 2023

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka deklaruar se zhvillimet në veri të vendit ndikojnë keq te investitorët e huaj.

    Rafuna  për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu se këto pamje janë publikuar në mediat kryesore ndërkombëtare.

    “Fotografitë duke i gjuajtur ushtarët e KFOR-it apo me bllokim rrugës po shpërndahen në media prestigjioze si BBC, CNN e të tjera. Këto nuk janë fotografi të mira për mesazhin që përçojnë të investitorët. Këto foto ndikojnë te investitorët që ata të hezitojnë për të investuar në Kosovë”, deklaroi ai.

    Rafuna shtoi se Kosova duhet të dërgojë mesazhe pozitive për investitorët potencialë.

    “Ne duhet të tregojmë nga Kosova storje suksesi. Ne sa më shumë duhet të tregojmë se Kosova është vend stabil, vend që mundesh me investua dhe që është vend i të rinjve dhe të rejave”.

    Kryetari i OEK thotë se sektori i IT-së në Kosovë konsiderohet storie suksesi edhe para ndërkombëtarëve, dhe sipas tij ky sektor ndikon direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.

    Ai thotë se është e dëshmuar se rritja ekonomike në Kosovë ka ardhur nga sektori privat, derisa sektori publik vetëm e ka shpenzuar buxhetin e vendit.

    Rafuna ka qenë kritik ndaj qeverisë në lidhje me shifrat e ulëta të investimeve kapitale.

    “Investimet kapitale janë infuzioni më i mirë i mundshëm që mund t’i vijë sektorit privat nga shteti. Ato janë elementi kryesor në ngritjen ekonomike të vendit dhe zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve”.

    Sipas tij duhet sa më shpejt në Kosovë të lëshohet në qarkullim paraja.

    “Paraja nuk është vetëm infuzion, por krijon edhe siguri tepër të madhe të bizneset. Kjo ndodh pasi tregon se kemi stabilitet financiar në biznese dhe vend”, ka deklaruar ndër të tjera Rafuna.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për...
    Lajme11 Janar 2025
    Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gjesti në BBVA ka thënë se banorët e BBVK janë shumë të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Vip11 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë diskutuar për çmimin e madh. “Veç ishalla edhe ti je, edhe ti po kam qef. Nëse e fiton...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.