×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rafuna bën thirrje për dialog Qeveri-Kuvend: T’u ndihmohet bizneseve ta tejkalojnë krizën

    FrontOnline
    27 Gusht 2022

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna  ka bërë të ditur se me marrjen e detyrës së re do të jetë partnerë konstruktiv i të gjitha institucioneve përfshirë Kuvendin, Qeverinë dhe presidencën.

    Megjithatë, kryetari Rafuna tha se ka kërkuar takim me presidenten Vjosa Osmani, kryepalramentari Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Ai beson se me një bashkëpunim të mirëfilltë me institucionet e vendit do të punojnë për të mirën e biznesit dhe zhvillimit ekonomik.

    “Me marrjen e detyrës time kam deklaruar që Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë partnerë konstruktiv i te gjitha institucioneve të vendit duke përfshirë edhe qeverinë, kuvendin dhe presidencën. Një partnerë i cili do të ndihmojë të gjitha institucionet e vendit në arritjen e qëllimit strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit dhe një mirëqenie më të mirë sociale. Nuk kam dyshimin me të vogël që ne si Odë Ekonomike do të kem një bashkëpunim të shkëlqyeshëm”.

    “Unë duke përfill kërkesat ligjore që dalin nga ligji i Odës, por edhe nga protokolli i shtetit. Tani kam ushtruar kërkesë për takim në presidencë dhe shumë shpejt kërkesat do t’u përcjellë edhe te kryeparlamentari dhe kryeministri i vendit. Unë kam besim që së bashku me të gjitha institucionet do të punojmë për të mirën e biznesit dhe zhvillimit ekonomik”.

    Sipas tij, Oda Ekonomike e Kosovës ka nevojë te ngritet në një nivel tjetër duke përfaqësuar dhe mbrojtur kërkesat e biznesit.

    “Funksionimi i Odës Ekonomike deri më tani ka qenë duke u bazuar në ligjin e themelimit të Odës Ekonomike. Oda ekonomike ka nevojë që të ngritet në një nivel tjetër. Në mandatin tim Oda Ekonomike komplet do ta ndërrojë mënyrën e veprimit që ne do të lobojmë do të përfaqësojmë kërkesat e biznesit por edhe t’i mbrojmë ato në atë kuptimin që do të jemi kërkues kundrejt institucioneve të vendit që do ndikojnë për thithjen e investimeve të huaja në Kosovë. Kemi listë të tërë të bizneseve”.

    Rafuna theksoi se te gjitha bizneset janë duke u përballur me sfida të mëdha që nga koha e pandemisë e deri tani me çështjen e reduktimit të energjisë elektrike.

    Me një dialog publiko-privat me Qeverinë dhe Kuvendin,  Rafuna është i bindur se do të gjejnë zgjidhje që të ndihmojnë bizneset për t’i tejkaluar këto sfida, raporton EO.

    “Bizneset tona janë duke u përballë me sfida të ndryshme. Sfida e parë ka qenë që kanë qenë të mbyllur gjatë pandemisë dhe mbijetesa mbas pandemisë. Tani shqetësim është çështja e reduktimit të energjisë elektrike”.

    “Dhe pritjet tona janë që me një dialog publiko-privat me qeverinë dhe kuvendin jemi të bindur që do t’i gjejmë zgjidhjet më të mira që ta ndihmojnë biznesin t’i tejkalojë sa më pak pasoja këto sfida”./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.