×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari gjen aparat fotografik profesional, kërkon pronarin t’ia kthejë atë

    FrontOnline
    04 Janar 2021

    Nuk janë të pakta rastet kur qytetarëve u humbasin gjërat e tyre të vlefshme, por rrallë herë ndodhë që ato të gjenden nga persona vullnet mirë, të cilët i kthejnë prapa ato gjëra te pronarët e tyre.

    Qytetari nga Drenasi, Gent Hoxha në një rrugë në Fushë Kosovë, sot ka gjetur një aparat fotografik profesional dhe më pas ka publikuar foton e aparatit në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke kërkuar që të gjendet pronari dhe ta kthejë atë prapë.

    Siç ka shkruar ai, aparatin e ka gjetur rreth orës 13:30, dhe se aparati është në gjendje të rregullt.

    “Sot rreth orës 13:30 afër kafiterisë  ‘Trendi’ në Fushë Kosovë, kam hasur në rrugë, një aparat profesional të humbur tip Canon. Aparati sipas të gjitha gjasave është në gjendje të rregullt, por është pa bateri. Për shkak të privatësisë, nuk po e mbush me i shiku fotot. Megjithatë, ju lus për shpërndarje të këtij statusi, ndoshta së bashku e gjejmë pronarin dhe e rikthejmë mjetin e tij”, thuhet në mbishkrimin e tij sipër fotografisë së shpërndarë.

    Postimi i tij ka marrë komente të shumta pozitive si dhe shpërndarje të shumta.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës në 25-vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një nder...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. Në artikull thuhet se autoritetet kosovare...
    Lajme08 Shtator 2024
    Daut Haradinaj nga AAK është shprehur i kënaqur nga qeverisja e kryetarit në Rahovec, Smajl Latifi. Ai krahas një video që postuar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    17 mjete lundruese janë bllokuar në Shqipëri, për shkak se lundronin jashtë kufirit të lejuar dhe se rrezikonin sigurinë e pushuesve. Sipas...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33 të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një status në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.