300 gjoba janë shqiptuar gjatë këtij vikendi nga Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës për mosrespektim të masave parandaluese kundër koronavirusit.
Kështu ka njoftuar Policia përmes një komunikate për media ku thuhet se përveç gjobave janë dhënë me qindra vërejte për mosrespektim të masave.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë edhe gjatë vikendit perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.
E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja shëndetit plublik është një nga prioritet e të gjithë neve.
Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Pishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca. Vetëm gjatë këtij vikendi, për personat që nuk po rrespektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 300 gjoba dhe janë dhene me qindra vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.