×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët kërkojnë që pushimi për shkak të festave gjatë fundjavës të vlejë edhe për sektorin privat

    FrontOnline
    25 Prill 2022

    Vetëm në muajin prill, institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës, kanë gjithsej pesë ditë pushimi për shkak të festave zyrtare. Por jo gjithë qytetarët i gëzohen vendimit që për festat të cilat bien në fundjavë, të jetë pushim gjatë ditëve të punës. Ata thonë së vendimi duhet të vlejë edhe për sektorin privat.

    Vetëm në muajin prill janë tri festa zyrtare gjatë vikendeve, por që të hënave ishte ditë pushimi.

    Qytetari Sevdaim Zymeri tha se të drejtat duhet të jenë të barabarta për të gjithë dhe se sipas tij gabimi më i madh është se shumica po detyrohen të punojnë edhe për festën e Fitës Bajramit.

    “Është shumë gabim se edhe sektori privat e meritojnë me pushu. Duhet të kemi të punojmë të gjithë sepse të gjithë duhet ti kemi të drejtat e barabarta. Për Festa të bajramit na jemi në punë dhe këta që janë në punë të shtetit nuk punojnë.  Edhe unë  kam qejf  me festu me familje temë dhe me shoqëri”, tha ai.

    Ndërsa Endrit Ferati tha se nuk ndihet aspak mirë kur prindërit e tij gjatë festave zyrtare pushojnë dhe ai ndodhet në punë.

    “Mua personalisht dy prindërit me punojnë në punë të shtetit edhe sa herë ka ndonjë festë ata pushojnë. Edhe normal kur je ti privat dhe e sheh që ata po pushojnë  nuk më vjen mirë. Po të kishin qenë rregullat e njëjta si për sektorin privat ashtu edhe publik ishte pranuar shumë mirë prej sektorit privat”, tha ai.

    Kurse qytetarja Mimoza Shala e konsideron se për të dy sektorët duhet të konsiderojnë si rregull të njëjtë kalendarin e festave zyrtare por mbetet me shpresën se një ditë do të rregullohet.

    “Normalisht është padrejtësi mbase të gjithë jemi punëtorë , duhet me vlejte një rregull e njëjte si për sektorin publik ashtu edhe për sektorin privat, mirëpo shpresojmë që në të ardhmen kjo ka me u rregullu dhe me u dit që festat zyrtare me qenë për të gjithë”, tha ajo për Ekonomia Online.

    E Eglantina Maliqi e cilëson se ” po vendosin këta të naltit” se s’ka cka thuhet më shumë.

    “Nuk është e mirë. Si vlerësim prej meje është keq ama tash po vendosin “këta të naltit” dhe ne nuk kemi çfarë të themi më shumë”, tha ajo.

    Rinor Dobra së bashku me vëllain e tij po punojnë edhe për festën e Bajramit  dhe këtë e konsideron si një padrejtësi shumë e madhe.

    “Është shumë e padrejtë se edhe unë dhe vëllai im për Bajram kemi me punuar dhe po jetojmë në Kosovë, e dimë krejt se qysh shkojnë senet këtu”, tha Dobra.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.