×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët e veriut ende po faturohen paushall për rrymën nga 21 euro, në disa komuna s’është kryer asnjë pagesë

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe furnizuar me energji elektrike, Mitrovicën Veriore, Zubin Potokun, Leposaviqin e Zveçanin.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online kryetari i njërës komunë veriore.

    Izmir Zeqiri kreu i Zubin Potokut thotë se kompania e cila e ka marr përgjegjësinë nuk ka shpërndarë ende fletëpagesat për qytetarët.

    Ai tha se deri të pajisën qytetarët me fatura, pagesat do të bëhen paushall.

    “Akoma nuk kanë filluar me i shpërnda fletëpagesat, kanë filluar të regjistrohen ekonomitë familjare, janë në teren kompania e cila e ka marr përgjegjësinë, nuk kam informata që ka dalë dikush me pagu. Deri sa të pajisën me aparatura ekonomitë familjare do të bëhet pagesa paushall rreth 21 euro nga janari. Kanë thënë që do të bëhet por ende nuk ka ndodh në komunën e Zubin Potokut”, thotë ai.

    Zeqiri thotë se nuk ka dijeni se pse po ndodh kjo vonës, ai pretendon se ka probleme teknike kompania në fjalë.

    “Nuk e di cila është e arsyeja që po ngadalësohet ky proces, është çështje teknike e tyre”, u shpreh Zeqiri për Front Online.

     

    Ugljani: Qytetarët në Mitrovicën e Veriut po paguajnë paushall rrymën, ende s’ka përfunduar regjistri i orëve matëse

    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani.

    Ugljani thotë se qytetarët në këtë komunë janë duke paguar ende paushall rrymën.

    Kjo po ndodh sipas tij, pasi po ka vonesë të regjistrimit të orëve matëse.

    “Në lagjen e boshnjakëve deri 60% si kanë regjistruar popullata orët për matje. Pagesat kanë filluar, sigurisht që 10 ditë. Paushall do të paguajnë deri të vendosën orët e rrymës për matje”, u shpreh Ugljani.

    Më 11 mars të këtij viti, gjykata Kushtetuese ka vendosur që rreth 40 milionë euro do t’u kthehen konsumatorëve, të cilët e kanë paguar rrymën për serbët në veri të Kosovës.

    Ky vendim është bazuar në një vendim që ishte marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji në vitin 2012 i cili sipas Kushtetueses i ka shkelur disa ligje.

    Qytetarët e komunave veriore që nga viti 1999 nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar. Borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

    Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit).

     

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjenë më shumë se keqardhje për faktin që s’është bërë kurrfarë progresi...
    Lajme27 Prill 2024
    Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Mision këshillues i ekspertëve ndërkombëtarë në takimin përmbyllës diskutuan për të gjeturat për...
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e Ditës së të Pagjeturve. Osmani ka thënë se rreth 1600...
    Lajme27 Prill 2024
    Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger. Siç njofton Forca e Sigurisë e Kosovës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.