×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë për punë sezonale në Finlandë, pa pasur nevojë të marrin viza pune

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Qytetarët e Kosovës tani kanë të drejtë të punësohen për punë sezonale në Finlandë, pa iu nënshtruar procedurave të vizave pas liberalizimit të vizave.

    Siç kanë shpjeguar autoritetet finlandeze, mbajtësit e pasaportës së Kosovës do të lejohen të punojnë deri në nëntë muaj brenda një periudhe njëvjeçare në vend, në sektorët e bujqësisë dhe të turizmit për aq kohë sa ata marrin dokumentet e nevojshme, raporton SchengenVisa.

    Në përputhje me rregullat që ka Finlanda, punëtorët sezonalë nga Kosova, të cilët do të punojnë në vend për maksimum 90 ditë, do të duhet të pajisen me certifikatë të punës sezonale.

    Kjo certifikatë lëshohet nga Shërbimi Finlandez i Imigracionit dhe procesi i aplikimit është tërësisht online, pa pasur nevojë të caktoni një takim në ambasadë.

    Për ata me angazhime për punësim në Finlandë jo më shumë se 90 ditë dhe që tashmë kanë udhëtuar në vend ose në ndonjë shtet tjetër të Shengenit pa viza, Ambasada Finlandeze në Kosovë u ka sugjeruar që të kontrollojnë se kanë ditë të mjaftueshme për certifikatën e punës sezonale.

    Në rast se janë përdorur të gjitha ditët pa viza, punëtorët sezonalë, që do të qëndrojnë në Finlandë jo më shumë se 90 ditë, duhet të aplikojnë për një leje qëndrimi për punë sezonale.

    Sa u përket punëtorëve sezonalë nga Kosova që synojnë të punojnë në Finlandë për tre deri në nëntë muaj, është e detyrueshme pajisja me leje qëndrimi për punë sezonale.

    Aplikimi për lejen e qëndrimit për punë sezonale është edhe online. Megjithatë, aplikantët duhet të caktojnë një takim në ambasadë për t’iu nënshtruar verifikimit të identitetit.

    “Nëse kohëzgjatja totale e punës tuaj sezonale në Finlandë i kalon 90 ditë, mos kërkoni një certifikatë për punë sezonale. Në vend të kësaj, aplikoni për një leje qëndrimi”, kanë thënë nga ambasada finlandeze në Kosovë.

    Sa u përket mbajtësve të pasaportës së Kosovës me përvojë paraprake të punës sezonale në Finlandë gjatë vitit të kaluar, ambasada theksoi se ata janë të inkurajuar që të sigurojnë përshtatshmërinë e tyre për riaplikim.

    Lejet për punë sezonale janë të kufizuara në një maksimum prej nëntë muajsh gjatë çdo periudhe 12-mujore, duke theksuar rëndësinë e planifikimit dhe të koordinimit të hershëm me punëdhënësit në Finlandë.

    Ndërsa mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të punësohen sezonal në Finlandë sipas rregullave të lehtësuara tani që ata të udhëtojnë pa viza në Shengen, rasti nuk është i njëjtë për disa shtetas të tjerë të vendeve të treta.

    Finlanda ka vendosur t’ua pezullojë aplikimet për mbledhësit e manave të egra nga Tajlanda, Kamboxhia dhe Myanmar.

    Aplikimet për viza për mbledhësit e manave të egra nga këto vende janë pezulluar, për shkak të dyshimeve se rruga përdoret për trafikim njerëzor.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme14 Prill 2024
    Irani ka kërcënuar çdo vend i cili i mundëson Izraelit që përmes hapësirës së tyre ajore të kryejnë sulme ndaj Iranit. Paralajmërimi...
    Lajme13 Prill 2024
    Ish- kryeinspektori AKI-së, Burim Ramadani menjëherë pas nisjes së dronëve iranian drejt Izraelit u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që gjenden...
    Lajme13 Prill 2024
    Irani ka nisi një sulm ndaj Izraelit, duke i përdorur dhjetëra dronë, raporton Front Online. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli...
    Të tjera
    Lajme13 Prill 2024
    Mediat izraelite kanë njoftuar se Irani ka nisur dronë drejt Izraelit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel...
    Bota/Rajoni13 Prill 2024
    Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil Jordanez ka njoftuar të shtunën se hapësira ajrore e vendit do të mbyllet përkohësisht për të gjithë...
    Lajme13 Prill 2024
    Në organizimin e aktivisteve të shoqërisë civile nga Ferizaj së bashku me përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, Policia e Kosovës, përfaqësues nga...
    Lajme13 Prill 2024
    Me qëllim të marrjes së propozimeve vërejtjeve dhe rekomandimeve, Komisioni parlamentar për media, mbajti në Pejë dëgjim publik për projektligjin për KPM-në....
    Lajme13 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar perseri pas vrasjes së Erona Coklit, 21-vjeçares, nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj dje, në...
    Lajme13 Prill 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në Forumin e Delfit në Greqi. Ai aty ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.