×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët do të fluturojnë me pasaporta të Kosovës në linjën ajrore Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Përkundër krijimit të mini-Shengenit për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave, me linjën ajrore Kosovë-Serbi, qytetarët e vendit tonë do të fluturojnë vetëm me pasaportë të Kosovës në Beograd.

    Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë për KosovaPress, se janë intensifikuar bisedimet me njërën prej aviokompanive më serioze “Lufthansa”, ku edhe është arritur drafti i parë për marrëveshje.

    Ministri duke e quajtur këtë marrëveshje strategjike, thotë se në kudër të zotimeve që janë arritur në Shtëpinë e Bardhë për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe atë nga Beogradi, në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës.

    Abrashi: Qytetarët do të flurojnë me pasaporta në Beograd

    “Do të ketë edhe disa linja specifike me inertes nacional dhe kjo është në kuadër të kësaj marrëveshje, sepse një kompani e “Lufthanses” ka shprehur interesim që të menaxhoj këtë linjë. Prandaj, jemi duke punuar me një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me këtë kompani, pastaj të shohim… (7’22) Gjithsesi me pasaportë. Ka iniciativë që të udhëtohet nëpër regjion vetëm me letërnjoftime ose të hiqen edhe të gjitha barrierat dhe pengesat që ekzistojnë nëpër cilindo kufij, sepse ne kemi barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë, sidomos me Serbinë. Prandaj, në kudër të marrëveshjes dhe zotimeve që janë arrit në Uashington, kemi edhe zotimin për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, por gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe nga Beogradi në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës, që do të thotë se do ta njohin (shtetin e Kosovës”,thotë Abrashi.

    Pas marrëveshjes së nënshkruar në Uashington nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator, ditë më parë janë nënshkruar edhe letrat e interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë.

    Ministri Abrashi ka mirëpritur këtë marrëveshje dhe shpreh bindjen se Autostrada e Paqes Besi-Merdare, do të nis së ndërtuari së shpejti, që do të ketë një kosto prej 250 milionë euro.

    Abrashi: Autostrada Besi-Merdare ka një kosto prej 250 milionë euro

    “Një prej projekteve kryesore që është përmendur shumë vite, tani do të gjen edhe përkrahjen për realizim që është autostrada e mbetur pjesa nga Besia deri në Merdare. Po flasim për një segment që i ka rreth 27 kilometra, kostoja shkon rreth 250 milionë euro sipas studimit të fizibilitetit. Andaj, duke parë edhe seriozitetin e palës amerikane gjatë kësaj jave kam pranuar edhe letrën e parë të interesit nga korporata DFC dhe nga banka eksport import e SHBA-ve që shprehin interesin për financim. Mendoj jemi shumë afër edhe fillimit të punimeve. Javën e ardhshme zyrtarë të DFC-së do të vijnë në Prishtinë ku do të takohemi me ta dhe aty do të merremi vesh edhe për marrëveshjen financiare”, thekson ai.

    Për hekurudhën Prishtinë-Nish, Abrashi thotë se nuk përjashtohet mundësia që të ndryshohet traseja.

    Abrashi: Ka mundësi të ndryshohet traseja e hekurudhës Prishtinë-Merdare

    “Hekurudha është më e komplikuar gjithsesi ne e kemi prezantuar edhe këtë në SHBA, është pjesë e zotimeve dhe marrëveshjes e cila tani është arrit. Për hekurudhën ekziston një fizibilitet më i vjetër, është një fizibilitet që është duke u punuar, ka specifikat e veta, sepse traseja aktuale kalon nëpër Prishtinë dhe Kolovicë. Është një tunel që kërkon të rehabilitohet edhe ka kosto të madhe ai rehabilitim. Besoj që pas ardhjes së ekspertëve nga SHBA-të do të shohim edhe një herë nëse kjo është traseja e duhur, ose të ndryshohet traseja në hyrje dalje të Prishtinës. Besoj që edhe këtë projekt do ta realizojmë në afat rekord”, thekson Abrashi.

    Ministri Abrashi ka folur edhe për projektin e hekurudhës me Shqipërinë, që është një projekt strategjik për dalje në Adriarik.

    Abrashi: Lidhja e Kosovës përmes hekurudhës me Shqipërinë, qasje në Adriatik

    “Në kuadër të marrëveshjes Lidhja e Kosovës përmes hekurudhës me Shqipërinë përbën një nyje dhe një projekt mjaft strategjik për vendin. Kosova fatkeqësisht tani është jashtë nyejve kryesore hekurudhore edhe rrugore trans-evropiane. Me autostradën për Merdare, e cila lidhë korridorin trans-evropian dhe me këtë hekurudhë që synohet me u ndërtua viteve në vijim me portin Adriatik, Kosova bëhet një nyje fuqishme e lidhjeve kryesore për Ballkanin dhe për Evropën Qendrore. Prandaj, shpresojmë që edhe fizibiliteti për të cilin jemi pajtuar do të del i suksesshëm në mënyrë që ky projekt të realizohet”, deklaron ai.

    Ministri Abrashi ka thënë se në Uashington është biseduar edhe për projekte të tjera infrastrukturore, por edhe për projekte të tjera që gjenerojnë vende të reja të punës në Kosovë.

    Në Uashington po ashtu ishte hapur edhe çështja e Brezovicës. Derisa më 4 shtator në Uashington, është prezantuar edhe projekti i autostradës nga Lipjani deri në “Qafë të Dulës”.

    Ministri i Infrastrukturës ka thënë se kështu kjo Qeveri synon që në katër pesë vitet e ardhshme Kosova të bëhet nyje strategjike e hekurudhave, e autostradave dhe gazsjellësit që ka me ndihmuar ekonominë e vendit.

    Kujtojmë se më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar 16 pika marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.